Si t’i kërkoj ose rezervoj ordinancat e tempullit në Pemën Familjare?

Share

Nëse dëshironi të rezervoni ordinanca tempulli për një paraardhës të caktuar, përdorni Pemën Familjare. Nëse nuk keni një paraardhës gati për ordinancat, përdorni veçorinë Ordinancat Gati.

Ordinancat e rezervuara shfaqen në listën tuaj të rezervimeve për në tempull, nga ku ju mund t’i shtypni në letër ose shpërndani ordinancat. Nëse nuk mund t’i përfundoni ordinancat brenda disa javësh, ju mund t’i shpërndani në tempull ose te njerëz të tjerë.

Shënim: Kur ordinancat shpërndahen në tempull dhe kur një individ e rezervon ordinancën e radhës në dispozicion, secila nga ordinancat e mbetura nuk mund të kërkohet derisa të përfundohet ordinanca e mëparshme.

Rezervojini ordinancat nëpërmjet Pemës Familjare

Hapat (këndi i internetit)

  1. Në Pemën Familjare te këndi i internetit FamilySearch.org, paraqiteni familjarin për ordinancat e të cilit doni të bëni kërkesë. 
    • Nëse jeni te faqja e personit, klikoni tek Ordinancat dhe më pas klikoni te Bëj Kërkesë.
    • Nëse jeni në pamjen Për së Gjeri, Për së Gjati apo Sipas Pasardhësve, klikoni te një ikonë e gjelbër tempulli.
    • Nëse jeni në pamjen Paraardhësi i Parë, klikoni tek emri i personit dhe më pas klikoni te njëra prej ikonave të ordinancave në pjesën Tempulli.
  2. Klikoni që ta hiqni shenjën përzgjedhëse nga ndonjë pjesëtar i familjes për të cilin nuk dëshironi që të rezervoni ordinanca. (Duhet t’i kërkoni të gjitha ordinancat.)
  3. Nëse keni ndonjë pyetje rreth rregulloreve që merren me dorëzimin e emrave në tempull, klikoni te Rregullorja për Rezervimet.
  4. Klikoni te Bëj Kërkesë.

Hapat (programi për telefonat celularë)

  1. Në programin për telefonat celularë Pema Familjare, paraqiteni faqen e personit të të afërmit për ordinancat e të cilit dëshironi të bëni kërkesë.
  2. Prekni me gisht ikonën e gjelbër të tempullit në pjesën e sipërme në të djathtë të shiritit të emrit.
  3. Prekni me gisht që ta hiqni shenjën përzgjedhëse nga ndonjë pjesëtar i familjes për të cilin nuk dëshironi që të rezervoni ordinanca. (Duhet t’i kërkoni të gjitha ordinancat.)
  4. Nëse keni ndonjë pyetje rreth rregulloreve të Kishës që merren me dorëzimin e emrave në tempull, klikoni te Rregullorja për Rezervimet.
  5. Prekni me gisht te Vazhdo.

Hapat (Pema Familjare Varianti i Thjeshtuar)

  1. Në Pemën Familjare Varianti i Thjeshtuar (lite.fs.org), prekni me gisht emrin e të afërmit për ordinancat e të cilit doni të bëni kërkesë.
  2. Rrëshqitni poshtë deri tek Ordinancat.
  3. Prekni me gisht te Kërko.
  4. Prekni me gisht që ta hiqni shenjën përzgjedhëse nga ndonjë pjesëtar i familjes për të cilin nuk dëshironi që të rezervoni ordinanca.
  5. Prekni me gisht te Kërko.
  6. Lexojeni me kujdes Rregulloren e Kishës.
  7. Nëse bini dakord që t’i përmbaheni rregullores, prekni me gisht te Pranoj.

Rezervojini ordinancat nëpërmjet veçorisë Ordinancat Gati

Hapat (këndi i internetit)

  1. Klikoni te nënndarja Tempulli.
  2. Klikoni tek Ordinancat Gati.
  3. Klikoni tek ordinanca që dëshironi të kryeni.
  4. Klikoni te Ço në Tempull.
  5. Ndiqini udhëzimet tek ekrani për të shtypur në letër kartën e emrit. Ose shkruajeni numrin e Kërkesës për Ordinanca të Familjes dhe merreni me vete në tempull. Një punonjës i tempullit mund ta përdorë numrin për ta shtypur në letër kartën e emrit për ju.

Hapat (programi për telefonat celularë)

  1. Nëse mundësia Tempulli shfaqet në fund të programit elektronik, prekeni atë me gisht. Përndryshe, prekni me gisht ikonën e menusë (3 vijat horizontale) dhe prekni me gisht tek Tempulli.
  2. Në fund të ekranit, prekni me gisht tek Ordinancat Gati.
  3. Prekni me gisht një ordinancë.
  4. Prekni me gisht te Shiko Njerëzit.
  5. Shikojini mundësitë. Hiqeni shenjën e përzgjedhjes nga çfarëdo ordinance që nuk dëshironi ta kryeni.
  6. Prekni me gisht te Vazhdo.
  7. Nëse jeni gati ta shtypni në letër kartën e emrit, prekni me gisht te Shiko Kartat. Më pas shtypeni në letër kartën në të njëjtën mënyrë si do të shtypnit një dokument tjetër nga pajisja juaj.
  8. Nëse dëshironi që tempulli ta shtypë në letër kartën për ju, prekni me gisht te Ruaje te Fotografitë. Një kod QR ruhet në pajisjen tuaj. Në tempull, tregojani atë një punonjësi tempulli. 

Hapat (Pema Familjare Varianti i Thjeshtuar)

Pema Familjare Varianti i Thjeshtuar nuk e pranon veçorinë Ordinancat Gati. Ju lutemi, përdorni në vend të kësaj këndin e internetit ose programin për telefonat celularë.

Artikuj të ngjashëm

Si t’i shtyp në letër nga shtëpia kartat e emrave të familjes?
Si të bëj kërkesë për ordinanca për një paraardhës/e që u lind në 110 vjetët e fundit?
Si t’i shpërndaj emrat e familjes te një grup familjar?
Si t’i shpërndaj emrat e mi të familjes te familja dhe miqtë me anë të postës elektronike?
Si ta shpërndaj një emër të familjes në tempull?
Si të gjej emra të familjes për t’i çuar në tempull?
Sa emra të familjes mund të rezervoj? A ka një kufi për rezervimet?
Ditari në Internet [Blogu] i Programit FamilySearch

A ishte kjo e dobishme?