Lista juaj e emrave të familjes për në tempull ka një kufi rezervimesh prej 300 radhësh të zërave. Një zë përfshin emrin e një paraardhësi dhe ordinancat që rezervuat.
Kur lista juaj e arrin këtë kufi, ju nuk mund të rezervoni ordinanca të tjera derisa lista të bjerë poshtë kufirit.
Kufiri i rezervimeve fillimisht u vu në zbatim në vitin 2021. Pyetjet dhe përgjigjet vijuese e shpjegojnë kufirin më me hollësi.
Pyetje që bëhen rëndom
Përse është vendosur një kufi rezervimesh?
Në një letër të shkruar më 8 tetor 2012, Presidenca e Parë i nxiti anëtarët me lista të mëdha që “t’i lirojnë këta emra shpejt në mënyrë që të mund të kryhen ordinancat e nevojshme”. Shumë prej pjesëtarëve të vdekur të familjeve tona po presin për mundësinë që të marrin bekimet e ordinancave me mëkëmbës. Shumë anëtarë po shërbejnë në tempuj nëpër botë që të ndihmojnë në këtë punë.
Një kufi i ri prej 300 rezervimesh ju krijon mundësinë që ta administroni më me lehtësi listën tuaj të rezervimeve. Ndryshimi i lejon anëtarët e Kishës të gjejnë më me lehtësi mundësi për në tempull. Përveç kësaj, kjo i ndihmon paraardhësit që t’i marrin ordinancat në një kohë më të shpejtë.
Presidenti Rasëll M. Nelson dhe profetë të tjerë bashkëkohorë kanë theksuar rëndësinë e përshpejtimit të punës së Zotit për ta mbledhur Izraelin. Ne kemi një detyrim të shenjtë që të sigurojmë ordinanca me mëkëmbës për vetë paraardhësit tanë. Si një Kishë mbarëbotërore dhe pjesëtarë të një familjeje të madhe njerëzore, ne mund ta ndihmojmë njëri‑tjetrin për ta përmbushur këtë detyrim të shenjtë.
Këtu janë hapat që mund të ndërmerrni nëse keni mundësi të shumta pune në tempull, për t’i përfunduar shpejt:
- Shpërndajini emrat e familjes te pjesëtarët e familjes, miqtë ose një grup familjar.
- Shpërndajini rezervimet në tempull. Të tjerët mund ta gjejnë emrin nga veçoria Ordinancat Gati dhe Pema Familjare.
- Hiqjuani rezervimin disa emrave
Ju nuk mund t’i shpërndani ordinancat që rezervuat nga inventari i shpërndarë në tempull. Kur ta provoni, do të shihni mesazhin: “Ordinancat që u shpërndanë më parë në tempull, nuk mund të shpërndahen sërish”. Ju mund t’ua hiqni rezervimin këtyre ordinancave. Kur ua hiqni rezervimin këtyre emrave, ata shkojnë sërish te lista e shpërndarë e personit i cili fillimisht i shpërndau ato në tempull.
Kur lista juaj e rezervimeve është poshtë kufirit, ju mund t’ia hiqni shpërndarjen një rezervimi që e keni shpërndarë më parë.
Ju nuk mund t’i hiqni nga shpërndarja ordinancat në këto rrethana:
- Ordinancat u përfunduan
- Një tempull i shtypi në letër kartat
- Dikush tjetër i rezervon ordinancat për një periudhë 120‑ditore
Çfarë llogaritet kundrejt kufirit të rezervimeve?
Çdo radhë në listën tuaj të rezervimeve llogaritet një herë, edhe kur radha përfaqëson ordinanca të shumta. Për të parë numrin tuaj, shihni shiritin anësor majtas. Numri pas mundësisë “Rezervimet e Mia” është numri juaj në total.
Pagëzimet, konfirmimet, nistoret, dhurimet dhe vulosjet te prindërit për një person shfaqen në një radhë dhe llogariten si një rezervim i vetëm. Ordinanca e vulosjes me bashkëshortin/en shfaqet në radhën e vet të rezervimeve dhe llogaritet si një rezervim më vete.
Çfarë ndodh nëse lista ime e rezervimeve tashmë është mbi kufirin?
Nëse lista juaj tashmë ka më shumë se numri i lejuar i rezervimeve, ato mbeten në listën tuaj deri në datën e mbarimit të vlefshmërisë së tyre. Kur rezervimit i mbaron vlefshmëria, ordinancat shpërndahen në tempull. Të afërmit mund t’i gjejnë dhe t’i rezervojnë ato te Pema Familjare ose nëpërmjet veçorisë Ordinancat Gati.
Nëse lista juaj e rezervimeve është poshtë kufirit dhe askush nuk e ka shtypur në letër ose përfunduar punën, ju mund ta hiqni nga shpërndarja një emër.
Si mund ta di nëse lista ime e rezervimeve arrin kufirin?
Që të shihni listat tuaja të rezervimeve, nënshkruajeni hyrjen te faqja FamilySearch.org dhe klikoni tek Tempulli. Klikoni te Rezervimet e Mia. Në të majtë, mundësia Rezervimet e Mia tregon se sa rezervime keni. Numri i emrave të Shpërndarë nuk llogaritet kur e arrini kufirin tuaj.
Nëse përpiqeni të rezervoni një ordinancë pasi ta keni arritur kufirin, ju shihni një njoftim se e keni arritur atë.
Çfarë ndodh kur e arrij kufirin e rezervimeve?
Kur e arrini kufirin, ju nuk mund të rezervoni emra të tjerë të familjes. Që të krijoni vend në listën tuaj, ju mund t’i shpërndani rezervimet ekzistuese në tempull. Anëtarë të tjerë të Kishës mund të përdorin veçorinë Ordinancat Gati dhe t’ju ndihmojnë t’i përfundoni ordinancat. Kur puna përfundohet, ju merrni një njoftim te Njoftimet tuaja në programin FamilySearch.
Ju mund t’i merrni emrat e shpërndarë që mbeten të papërfunduar, sapo të keni më tepër vend në listën tuaj të rezervimeve. Nëse një rezervim i shpërndarë përfshin ordinanca që janë shtypur në letër ose përfunduar, ato ordinanca nuk mund të hiqen nga shpërndarja.
A llogaritet shpërndarja e emrave të familjes në tempull kundrejt kufirit tim?
Kur e shpërndani një emër të familjes në tempull, rezervimi nuk llogaritet kundrejt kufirit tuaj.
A llogaritet shpërndarja e emrave te një grup familjar kundrejt kufirit tim?
Kur shpërndani një emër të familjes te një grup familjar, rezervimi llogaritet kundrejt kufirit tuaj. Datat normale të mbarimit të vlefshmërisë do të zbatohen pasi tempujt të rihapen plotësisht në fazën 4.
Si llogaritet kundrejt kufirit tim shpërndarja e emrave të familjes te një i afërm ose anëtar tjetër i Kishës?
Mund t’i shpërndani emrat e familjes tek të afërmit ose miqtë nëpërmjet postës elektronike ose sistemit të mesazheve nga programi FamilySearch. Një mesazh poste elektronike ose mesazh nga programi FamilySearch tregon emrat dhe ordinancat e nevojshme. Nëse ata i pranojnë rezervimet, ato transferohen në listën e tyre të rezervimeve. Rezervimi nuk shfaqet më në listën tuaj dhe nuk llogaritet kundrejt kufirit tuaj.
Nëse i shpërndaj emrat e familjes në tempull, sa gjatë do të duhet të pres që ata të përfundohen?
Është e vështirë të parashikohet se sa shpejt do të përfundojë puna e ordinancave për emrat e shpërndarë në tempull. Faktorët përfshijnë numrin e ordinancave që shpërndajnë të tjerët dhe numrin e pjesëmarrësve në tempull. Aktualisht, dhurimet e meshkujve kërkojnë më tepër kohë që të përfundohen. Ordinancat e tjera (pagëzimi, konfirmimi dhe nistorja) për meshkujt ose femrat në përgjithësi nuk kërkojnë aq kohë.
Me veçorinë Ordinancat Gati, pjesëtarët e familjeve dhe anëtarët e Kishës anembanë botës mund t’i gjejnë dhe t’i përfundojnë më me lehtësi emrat që janë shpërndarë në tempull. Me më shumë tempuj që po ndërtohen anembanë botës, më shumë anëtarë janë gjithashtu në gjendje të marrin pjesë në bërjen e punës së ordinancave për të vdekurit. Përmirësimet e vazhdueshme në proceset e shpërndarjes dhe ndarjes me të tjerët do të ndihmojnë gjithashtu në shkurtimin e kohës së përfundimit.
Unë parapëlqej që t’i shpërndaj kartat e shtypura në letër të emrave të familjes te pjesëtarët e familjes. A mund të bëhet një përjashtim për mua për sa i takon kufirit të rezervimeve?
Kufiri i rezervimeve gjen zbatim për të gjithë përdoruesit.
Merreni parasysh që t’i shpërndani emrat e familjes tek të afërmit tuaj duke përdorur në vend të kësaj veçorinë e re të grupit familjar. Në një grup familjar, të afërmit mund ta shtypin në letër kartën kur të jenë gati për ta vizituar tempullin. Emrat që i shpërndani te një grup familjar, llogariten kundrejt kufirit tuaj. Por mund t’i shihni ordinancat në listën tuaj dhe kush i shtypi ato në letër. Ju mund ta gjurmoni përparimin në internet dhe të merrni njoftime teksa përfundohen ordinancat.
Nëse shpërndaj rezervime për ordinanca të caktuara për një paraardhës, si llogariten ordinancat që mbaj kundrejt kufirit tim?
Çdo radhë në listën tuaj të rezervimeve llogaritet një herë, edhe kur ajo përfshin ordinanca të shumta. E njëjta gjë gjen zbatim edhe po ta shpërndani një pjesë të atij rezervimi tek të tjerët.
Ordinanca e vulosjes me bashkëshortin/en për një individ përfshihet në një radhë të veçantë nga ordinancat e tjera dhe gjithmonë llogaritet më vete. Të gjitha ordinancat e tjera për një individ ndërthuren në një radhë rezervimi. Një rezervim për një person që i përfshin të gjitha ordinancat, do të llogaritet si 2 rezervime.
Çfarë ndodh nëse e shpërndaj një emër të familjes te njerëz të tjerë nëpërmjet postës elektronike ose dërgimit të mesazheve, por kjo e kalon kufirin e marrësit?
Lista e rezervimeve të çdo personi ka të njëjtin kufi. Anëtarët mund të pranojnë emra të shpërndarë kur lista e tyre është poshtë kufirit.
Nëse lista e një marrësi është e mbushur, emrat mbeten në listën tuaj. Mund ta shpërndani rezervimin në tempull ose te një grup familjar.
Nëse përdor një program tjetër për të rezervuar ordinancat, a ka ende një kufi?
Disa programe kompjuterike palësh të treta funksionojnë me programin FamilySearch për t’i ndihmuar anëtarët të rezervojnë emra të familjes. Programet funksionojnë me Pemën Familjare në FamilySearch dhe kanë të njëjtin kufi.
Pasi e arrij kufirin, si t’i gjurmoj emrat e familjes që dëshiroj t’i rezervoj më vonë?
Përdorni listën tuaj të Ndjekjes që të krijoni hallka të parapëlqyera për paraardhësit, ordinancat e të cilëve doni t’i rezervoni në të ardhmen. Për ta bërë më të lehtë për t’i gjetur në listë, mund të shtoni etiketën Rezervimi për në Tempull.
Përse po e mban tempulli kartën time të emrit të familjes pasi e përfundoj një ordinancë për një paraardhës?
Lënia e kartave të emrave të familjes në tempull i lejon punonjësit e tempujve që të sigurohen që puna e ordinancave nuk përsëritet dhe që ordinancat të regjistrohen me saktësi. Kjo praktikë gjithashtu ndihmon që të parandalohet përhapja e mikrobeve dhe eliminon kohën e pritjes pas vizitës suaj në tempull.
Artikuj të ngjashëm
Si t’i shpërndaj emrat e familjes në tempull?
Si t’i shpërndaj emrat e familjes sime te familja dhe miqtë me anë të postës elektronike?
Si ta heq rezervimin ose t’i liroj emrat e familjes nga lista ime e tempullit?
Afati kohor për rezervimet e ordinancave të tempullit
Si ta përdor listën e Ndjekjeve te Pema Familjare për të gjurmuar paraardhësit të cilët kanë nevojë për ordinanca tempulli?
Ditari në Internet i Programit FamilySearch
Si t’i shpërndaj emrat e familjes nëpërmjet sistemit të mesazheve nga programi FamilySearch?
Si t’i shpërndaj ordinancat te një grupi familjar?