Kur rezervoni ordinancat për paraardhësit tuaj, mund të ndeshni një mesazh paralajmërimi që thotë: “Kërkohet Leje”. Mesazhi do të thotë se paraardhësi ka lindur brenda 110 vjetëve të fundit. Ju duhet të merrni leje nga një familjar i afërt i gjallë përpara se të mund të rezervoni emrin për punën në tempull. Leja me gojë është e pranueshme.
Një familjar i afërt i gjallë është një bashkëshort/e i/e pashkurorëzuar, një fëmijë në moshë madhore, një prind, një vëlla ose një motër.
FamilySearch-i i trajton rast pas rasti kërkesat me lidhje familjare të thjeshtërisë dhe njerkërisë.
Nëse nuk ka familjarë të afërt të gjallë për të dhënë leje, ju prapë mund të kërkoni leje për të bërë ordinancat. Ju lutemi, siguroni prova se nuk ekziston asnjë familjar i afërt i gjallë.
Për më shumë informacion mbi këtë temë, ju lutemi, këshillohuni me materialin e Kishës Manuali i Përgjithshëm: Shërbimi në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, 28.1.
Nipërit dhe mbesat mund të kërkojnë ordinancat për gjyshërit dhe gjyshet e tyre të vdekura. Nipërve dhe mbesave ende iu nevojitet leje nga një familjar i afërt i gjallë. Nipërit dhe mbesat nuk e plotësojnë formularin e lejes.
Përpara se të filloni
- Për të kërkuar leje, ju nevojitet një adresë poste elektronike dhe një numër telefoni i familjarit të afërt të gjallë që ju dha lejen.
- Sigurohuni që personi që ju dha lejen, të shfaqet te Pema Familjare si familjar i afërt i gjallë i personit të vdekur.
- Nëse nuk ka familjar të afërt të gjallë, sigurohuni që Pema Familjare të përmbajë informacion mbi vdekjen e tyre. Bashkëlidhni burimet si prova.
Hapat (faqe interneti)
- Te Pema Familjare në faqen e internetit FamilySearch.org, lundroni te faqja e personit të të afërmit për ordinancat e të cilit doni të bëni kërkesë.
- Në faqen e personit, një seri nënndarjesh shfaqen direkt poshtë emrit të familjarit. Klikoni tek Ordinancat.
- Klikoni te Kërkesë (Kërkohet Leje).
- Në kutinë Kërkohet Leje, klikoni tek Unë Kam Leje.
- Jepini përgjigje pyetjes: “A është gjallë bashkëshorti/ja?”
- Plotësojeni informacionin dhe klikoni te Dorëzo.
- Një mesazh ju bën me dije se e dorëzuat kërkesën.
Hapat (programi për telefonat celularë)
- Te programi Pema Familjare për telefonat celularë, lundroni te faqja e personit e familjarit ordinancat e të cilit doni t’i kërkoni.
- Nën shiritin e emrit, prekni me gisht tek Ordinancat.
- Prekni me gisht te Kërko Leje.
- Poshtë deklaratës së rregullores, shkruani adresën tuaj të postës elektronike dhe numrin e telefonit.
- Shkruani lidhjen tuaj familjare me këtë person, së bashku me arsyen tuaj për kërkesën.
- Shkruani emrin e personit që ju dha lejen.
- Identifikoni lidhjen familjare midis personit që dha lejen dhe familjarit të vdekur.
- Shkruajeni informacionin e kontaktit të personit që dha lejen.
- Në pjesën e sipërme djathtas të ekranit, prekni me gisht te Dorëzo.
Hapat (Pema Familjare Varianti i Thjeshtuar)
Ju nuk mund të kërkoni leje te Pema Familjare Varianti i Thjeshtuar.
Pasi të mbaroni
Ju merrni një mesazh poste elektronike lidhur me kërkesën tuaj pavarësisht nga vendimi. Sektori i Përkrahjes i programit FamilySearch punon që të përgjigjet në kohën e duhur. Sigurohuni që të kontrolloni dosjen tuaj të mesazheve reklamuese kur kërkoni për këtë mesazh poste elektronike.
- Programi FamilySearch e miraton kërkesën tuaj. Sistemi e shton emrin e familjes automatikisht te lista e emrave të familjes suaj. Nga atje, ju mund ta shtypni në letër kartën e emrit të familjes. Nëse emri nuk shfaqet në listën e emrave të familjes suaj, jepini përgjigje mesazhit me postë elektronike që morët për miratimin.
- Kërkesa juaj kërkon informacion të mëtejshëm. Ju lutemi, përgjigjuni me informacion.
- Programi FamilySearch nuk e pranon kërkesën tuaj. Ju nuk mund ta përsëritni procesin e kërkesës. Në vend të kësaj, mund t’i përgjigjeni mesazhit me postë elektronike që morët.
Artikuj të ngjashëm
Nuk mund të gjej asnjë familjar të afërt të gjallë që të japë leje për ordinancat
A më nevojitet leje nga familjari më i afërt i gjallë për të bërë ordinanca të tempullit?
A mund të bëj kërkesë për ordinanca tempulli me mëkëmbës për një mik/e?
Individë për të cilët mund të bëj kërkesë për ordinanca tempulli
Bërja e punës në tempull për njerëz që nuk kanë lidhje familjare me mua