Gusht 2024
- Pemët e grupeve familjare. Tani grupet mund të kenë një pemë të përbashkët të grupit familjar, që i lejon ta kenë të përbashkët një pemë që përmban familjarët e tyre të gjallë. Mund të shtoni një pemë të grupit familjar te njëri prej grupeve tuaja ekzistuese ose të krijoni një grup të ri me një pemë të grupit familjar.
- Përzgjidhni një pemë të parapëlqyer. Tani mund të zgjidhni një pemë të parapëlqyer. Kjo pemë shfaqet në mënyrë të paracaktuar nga sistemi kur hapni Pemën Familjare dhe përdoret kur llogariten lidhjet familjare ndërmjet jush dhe një personi në Pemën Familjare apo një përdoruesi tjetër.
- Procesi për ftesën. Procesi për të ftuar anëtarë të grupit është thuajse njësoj si më parë. I vetmi ndryshim është që nëse një grup familjar ka një pemë të grupit familjar, cilëtdo që i bashkohen grupit duhet së pari të jenë në pemë.
- Tabela e njoftimeve familjare. Tabela e re e njoftimeve familjare ju lejon të publikoni mesazhe për grupin. Mund të përdorni simbolin @ për të etiketuar njerëz në pemë dhe anëtarë të tjerë të grupit.