Së pari, krijoni një grup familjar. Pastaj, si një administrator i grupit, ftoni deri në 99 njerëz që të bashkohen.
Kur e ftoni dikë në një grup, programi FamilySearch krijon një hallkë lidhëse që ia dërgoni një ose më shumë marrësve duke përdorur postën elektronike, bashkëbisedimin në internet të një grupi, programin WhatsApp, një grup në rrjetet sociale e kështu me radhë. Për t’u bashkuar, marrësi do të klikojë te hallka lidhëse, do të nënshkruajë hyrjen në programin FamilySearch dhe do të ndjekë udhëzimet në internet.
Hallkave lidhëse që mundësojnë bashkimin, nuk iu mbaron vlefshmëria. Nëse një hallkë lidhëse nuk duhet të përdoret më tej, një administrator i grupit mund ta fshijë atë.
Përpara se të filloni
Nëse grupi familjar ka një pemë të grupit familjar, çdo person që ftohet, duhet që fillimisht të shtohet në pemën e grupit.
Hapat (këndi i internetit)
- Te faqja FamilySearch.org, klikoni tek emri juaj.
- Përzgjidhni veçorinë Grupet Familjare.
- Klikoni te Shiko Grupin.
- Klikoni te Fto.
- Nëse e dini adresën e postës elektronike të personit, mund ta dërgoni ftesën në atë mënyrë:
- Klikoni te Posta Elektronike.
- Në programin tuaj të postës elektronike, shkruani adresën e postës elektronike të personit që do ftoni dhe dërgojeni atë. Pasi marrësi e pranon ftesën, emri shfaqet në një listë për t’u miratuar.
- Ju mund t’i dërgoni personit një hallkë lidhëse.
- Klikoni te Kopjoje Hallkën Lidhëse. Shfaqet një hallkë lidhëse.
- Klikoni te Kopjo.
- Ngjiteni hallkën lidhëse në cilindo kanal komunikimi në internet që keni të përbashkët me personin që po ftoni.
- Prisni që marrësi ta pranojë ftesën.
- Miratojeni kërkesën për t’u bashkuar:
- Shkoni te grupi.
- Gjeni personin që po pret për miratimin. Kjo shfaqet ndërmjet pjesës Udhëzime të Fillimit dhe tabelës së njoftimeve të grupit.
- Klikoni te Miratoje.
Hapat (programi për telefonat celularë)
- Në programin për telefonat celularë Pema Familjare, prekeni me gisht ikonën me 3 vija. Në ekranin që shfaqet, hapni veçorinë Grupet Familjare:
- Apple iOS – poshtë djathtas
- Android – sipër majtas
- Prekni me gisht te Grupet Familjare.
- Gjeni një grup për të cilin jeni administratori dhe prekni me gisht te Shiko Grupin.
- Sipër listës së anëtarëve, prekni me gisht ikonën e personit.
- Ju shihni një listë të kontakteve, si edhe mënyra të ndryshme për të dërguar një ftesë. Prekni me gisht një person ose një metodë ftese.
- Dërgojeni ftesën.
- Kur personi e pranon ftesën, emri shfaqet te grupi për miratim.
- Miratojeni kërkesën për t’u bashkuar:
- Shkoni te grupi.
- Gjeni personin që po pret për miratimin.
- Prekni me gisht te Miratoje.
- Prekni përsëri me gisht te Miratoje.
Artikuj të ngjashëm
Çfarë janë grupet familjare në FamilySearch?
Si të krijoj një grup familjar?
Si të bashkohem me një grup familjar?
Si ta heq dikë nga një grup familjar?