Si të bashkohem me një grup familjar?

Share

Çdo përdorues i programit FamilySearch mund të bashkohet me deri në 10 grupe familjare. Për t’u bashkuar me një grup familjar, ju duhet të merrni një ftesë nga një administrator i grupit.

Kjo ftesë mund të vijë në një larmi mënyrash, të tilla si me postë elektronike. Gjithashtu mund të merrni një ftesë nëpërmjet një mesazhi në celular ose një sistemi tjetër të mesazheve që e përdorni si ju edhe administratori i grupit.

Hapat (këndi i internetit)

  1. Gjejeni dhe hapeni ftesën. Nëse u dërgua me postë elektronike, sigurohuni që të kontrolloni dosjen tuaj të mesazheve të padëshiruara [spam].
  2. Klikoni te hallka lidhëse në ftesë.
  3. Nënshkruani hyrjen në programin FamilySearch.
  4. Për t’i pranuar kushtet, klikoni te kutia përzgjedhëse.
  5. Klikoni te Po, Më Bashko. Ftesa juaj për t’u bashkuar është në gjendje pezull. Një administrator i grupit nevojitet ta përfundojë atë duke e miratuar kërkesën tuaj.
  6. Kur të jepet miratimi, sistemi do të përpiqet ta ballafaqojë për përkim profilin tuaj të përdoruesit me një person në pemën e grupit familjar.
    • Nëse e gjen një profil, ju mund të tregoni nëse jeni ju personi i profilit apo jo.
    • Nëse nuk e gjen një profil, do t’ju jepet mundësia të viheni në kontakt me administratorin për ndihmë. Kur administratori të thotë se jeni në pemë, klikoni te Personi i Fillimit dhe pastaj përzgjidhni veten nga lista.

Hapat (programi për telefonat celularë)

  1. Prekni me gisht hallkën lidhëse te ftesa.
  2. Nënshkruajeni hyrjen në programin për telefonat celularë Pema Familjare.
  3. Për të rënë dakord me marrëveshjen për dorëzimin e përmbajtjes dhe marrëveshjet e tjera, prekni me gisht te kutitë përzgjedhëse.
  4. Prekni me gisht te Po, Më Bashko. Ftesa juaj për t’u bashkuar ka mbetur pezull. Një administrator i grupit nevojitet ta përfundojë atë duke e miratuar kërkesën tuaj.
  5. Kur të jepet miratimi, sistemi do të përpiqet ta ballafaqojë për përkim profilin tuaj të përdoruesit me një person në pemën e grupit familjar.

    • Nëse e gjen një profil, ju mund të tregoni nëse jeni ju personi i profilit apo jo.
    • Nëse nuk e gjen një profil, do t’ju jepet mundësia të viheni në kontakt me administratorin për ndihmë. Kur administratori të thotë se jeni në pemë, klikoni te Personi i Fillimit dhe pastaj përzgjidhni veten nga lista.

Artikuj të ngjashëm

Çfarë janë grupet familjare?
Si t’u dërgoj mesazh anëtarëve të një grupi familjar?
Si të largohem nga një grup familjar?

A ishte kjo e dobishme?