Nëse jeni një administrator i një grupi familjar, ju mund ta aktivizoni një pemë të grupit familjar për një grup ekzistues. Pema e grupit familjar u lejon anëtarëve të grupit të ndërtojnë dhe shohin të njëjtën pemë të pjesëtarëve të gjallë të familjes dhe gjithashtu të shohin se si ata lidhen me paraardhësit e tyre të vdekur në pemën publike.
Kjo veçori nuk është ende në dispozicion në programin iOS për telefonat celularë.
Hapat (këndi i internetit)
- Në faqen FamilySearch.org, klikoni te Pema Familjare.
- Përzgjidhni veçorinë Grupet Familjare.
- Klikoni te grupi familjar.
- Klikoni te Redaktoje Grupin.
- Klikoni te Lejoje këtë grup të punojë së bashku në një pemë të grupit familjar.
- Lexojeni informacionin e marrëveshjes dhe pastaj klikoni te 2 kutitë përzgjedhëse.
- Klikoni te Ruaj.
- Klikoni te Përzgjidh Njerëzit.
- Klikoni te kutia përzgjedhëse në kuadratin e çdo personi që dëshironi ta përfshini në pemën e grupit familjar. Përdorni butonat e shigjetave për të treguar vëllezërit e motrat, kushërinjtë, emtat dhe ungjit në tabelë.
- Klikoni te Kopjo te Grupi.
- Klikoni te Vazhdo tek Trungu Familjar.
Të gjithë anëtarëve të grupit familjar do t’u dërgohet një mesazh që kjo pemë e re e grupit familjar është në dispozicion. Të gjithë ata do të jenë në gjendje ta shohin dhe redaktojnë informacionin për njerëzit e gjallë në këtë pemë.
Hapat (programi për telefonat celularë)
Shënim: Ndërkohë që mund të krijoni grupe familjare te varianti Android i programit për telefonat celularë Pema Familjare, ju nuk mund të shpërndani pemë të grupeve familjare. Derisa kjo veçori t’i shtohet programit Android për telefonat celularë, rekomandojmë që Pema Familjare më mirë të përdoret në një shfletues interneti.
- Në variantin iOS të programit për telefonat celularë Pema Familjare, hapni veçorinë grupet familjare:
- Apple iOS: Prekni me gisht te Më Shumë.
- Android: Në pjesën e sipërme, në të majtë të ekranit, prekni me gisht 3 vijat.
.
- Prekni me gisht te Grupet Familjare.
- Prekni me gisht grupin që dëshironi.
- Prekni me gisht te ….
- Prekni me gisht te Redakto Hollësitë e Grupit.
- Prekni me gisht te Lejojeni këtë grup të punojë së bashku në një Pemë të Grupit Familjar.
- Kjo mundësi është aktualisht në dispozicion për variantin iOS të programit për telefonat celularë Pema Familjare.
- Nëse nuk e shihni këtë mundësi, mund t’ju duhet ta përditësoni programin.
- Prekni me gisht te kutitë përzgjedhëse për marrëveshjet.
- Prekni me gisht te Ruaj.
Nëse grupi do të ketë një pemë të grupit familjar, përzgjidhni njerëzit që do të shtoni te pema:
- Për të shtuar vetëm veten në këtë Pemë të Grupit Familjar, prekni me gisht te Më Kopjo Vetëm Mua. Për të kopjuar njerëz nga lista juaj private, prekni me gisht emrat dhe prekni me gisht te Kopjo Personat e Përzgjedhur.
- Prekni me gisht te Vazhdo te Pema.
- Prekni me gisht te Kalo.
Artikuj të ngjashëm
Si të krijoj një grup familjar ose një pemë të grupit familjar?