Te Pema Familjare dhe Kujtimet, shikuesi i lidhjeve familjare ju tregon se çfarë lidhje familjare keni me njerëzit
Variantet e mëparshme të shikuesit të lidhjes familjare i përllogaritnin lidhjet familjare bazuar në 15 breza të paraardhësve tuaj dhe 15 breza të secilit prej pasardhësve të tyre.
Në tetor 2024, shikuesi i lidhjes familjare u zgjerua për të përfshirë lidhjet familjare përmes linjës së bashkëshortit/es tuaj/suaj të pashkurorëzuar. Që kjo të ndodhte, shtrirja e përllogaritjeve ndryshoi disi.
Përllogaritësi tani përcakton lidhjet familjare të linjës së drejtpërdrejtë që nga viti 200 ps.K., pavarësisht se sa breza janë në linjë.
Përllogaritësi përcakton lidhjet familjare të pasardhësve për paraardhësit tuaj të linjës së drejtpërdrejtë që kanë lindur pas vitit 1500 ps.K.
Ndërsa punoni me përllogaritësin e lidhjeve familjare, jini të vetëdijshëm për sa vijon:
- Nëse paraardhësi i përbashkët që ju lidh me pasardhësin e një paraardhësi, ka lindur para vitit 1500 ps.K., nuk gjendet asnjë lidhje familjare.
- Mund të keni lidhje familjare me dikë tjetër në shumë mënyra. Përllogaritësi paraqet mënyrën më të shkurtër midis ju të dyve.
- Nëse keni një pemë të grupit familjar, përllogaritësi përdor pemën tuaj të parapëlqyer.
- Kufizimet e privatësisë mund ta pengojnë përllogaritësin të zbulojë lidhjet tepër të ngushta familjare.
Artikuj të ngjashëm
Si ta shoh lidhjen time familjare me një person te Pema Familjare?
Si ta shoh lidhjen time familjare me një person te Kujtimet?
Si ta aktivizoj ose çaktivizoj mundësinë për të parë lidhjen time familjare me përdoruesit e tjerë?