Si ta shoh lidhjen time familjare me një person te Pema Familjare?

Share
0:00 / 0:00
videoCompanion
Using the View Relationship Feature in Family Tree


nullShikuesi i lidhjes familjare përllogarit lidhjen tuaj familjare me një person te Pema Familjare dhe paraqet një grafik që shfaq të afërmit e drejtpërdrejtë midis jush dhe personit. Në krye të grafikut, mund të shihni lidhjen tuaj familjare, si Gjyshja Ime ose Kushëriri/a Im/e i/e Parë. Nëse nuk u gjet asnjë lidhje familjare, shikuesi paraqet mesazhin “Lidhje Familjare e Panjohur”.

Hapat (këndi i internetit)

Pamjet për së Gjeri, Vertikale, në Formë Erashke dhe të Pasardhjes

  1. Te menuja në krye, në të djathtë të logos së programit FamilySearch, klikoni te Pema Familjare dhe më pas klikoni te Pema.
  2. Gjeni personin me të cilin dëshironi të shihni se çfarë lidhje familjare keni.
  3. Klikoni tek emri i personit. Në hollësitë që shfaqen, klikoni sërish tek emri i personit.
  4. Te shiriti i emrit, klikoni te Shih Lidhjen Familjare.
  5. Për ta zmadhuar ose zvogëluar pamjen, klikoni te + ose -.
  6. Nëse shihni dikë te menuja Shih Lidhjen Familjare që dëshironi ta shihni te Pema Familjare, klikoni tek emri.
  7. Për të parë bashkëshortët/et e njerëzve te vija e lidhjeve familjare, klikoni te Shfaq Bashkëshortët/et.

Pamja Paraardhësi i Parë

  1. Te menuja në krye, klikoni te Pema Familjare dhe më pas klikoni te Pema.
  2. Gjeni personin me të cilin dëshironi të shihni se çfarë lidhje familjare keni.
  3. Klikoni tek emri i personit. Do të hapet një fletë anësore.
  4. Te kutia e emrit, klikoni te Shih Lidhjen Familjare.
  5. Për të paraqitur bashkëshortin/en e çdo personi te grafiku, klikoni te Shfaq Bashkëshortët/et. Klikoni tek e njëjta mundësi për t’i hequr bashkëshortët/et nga grafiku.
  6. Për të paraqitur një person në grafikun te Pema Familjare, klikoni tek emri. Më pas klikoni ose te Personi ose te Pema.
  7. Për ta zmadhuar ose zvogëluar pamjen, klikoni te + ose -.

Hapat (programi për telefonat celularë)

  1. Hapni faqen e hollësive të Personit për një paraardhës.
  2. Në cepin e sipërm djathtas, prekni me gisht 3 pikat.
  3. Prekni me gisht te Shih Lidhjen Time Familjare.

Hapat (Pema Familjare Varianti i Thjeshtuar)

Pema Familjare Varianti i Thjeshtuar nuk e shfaq lidhjen tuaj familjare me një person te Pema Familjare. Në vend të këtyre, ju lutemi, përdorni këndin e internetit.

Artikuj të ngjashëm

Si ta shoh lidhjen time familjare me një person te Kujtimet?
Si e përcakton shikuesi i lidhjes familjare te Pema Familjare nëse kam lidhje familjare apo jo?

A ishte kjo e dobishme?