Pema Familjare është një koleksion në rritje i gjenealogjive familjare, ku kontribuojnë njerëz nga e gjithë bota, gjatë shumë vjetëve.
Natyra e përbashkët e pemës, bën të mundur që përdoruesit të shohin se si janë të lidhur familjarisht, nëse të dy përdoruesit e kanë aktivizuar pamjen e lidhjes familjare.
Kur ju e aktivizoni pamjen e lidhjes familjare, ju bini dakord që t’i lejoni përdoruesit e tjerë të shohin aspekte të caktuara të llogarisë suaj:
- lidhjen e tyre familjare me ju
- emrin tuaj të kontaktit (kjo mund të redaktohet te veçoritë)
- fotografinë e portretit tuaj në Pemën Familjare, nëse është në dispozicion
- cilindo paraardhës të përbashkët
- E rëndësishme: Informacioni për individët e gjallë në pemën tuaj NUK është i dukshëm për përdoruesit e tjerë si pjesë e pamjes së lidhjes familjare.
Informacioni i lidhjes familjare është në dispozicion kur një përdorues tjetër klikon tek emri juaj i kontaktit te Pema Familjare ose Kujtimet. Shfaqet mundësia për të parë lidhjen familjare, së bashku me hollësitë e kontaktit.
Ju mund ta aktivizoni ose çaktivizoni pamjen e lidhjes familjare te veçoritë e llogarisë suaj.
- Nënshkruani hyrjen në FamilySearch.
- Në cepin e sipërm në të djathtë, klikoni tek emri juaj.
- Klikoni te Veçoritë.
- Klikoni te Lejet.
- Te Pamja e Lidhjes Familjare, përzgjidhni kutinë përzgjedhëse afër [komandës] “Lejojini të tjerët tʼi shohin lidhjet familjare me ju, emrin tuaj të paraqitjes, portretin tuaj në Pemën Familjare, nëse është në dispozicion, dhe cilindo paraardhës të përbashkët”.
- Klikoni tek Aktivizo.
Ju mund ta aktivizoni mundësinë kur shihni informacionin e kontaktit të një përdoruesi tjetër. Ju gjithashtu mund ta aktivizoni ose çaktivizoni atë te veçoritë tuaja. Ja se si:
- Pasi të keni nënshkruar hyrjen te programi për telefonat celularë Pema Familjare:
- Apple iOS: Në cepin e poshtëm në të djathtë, prekni me gisht 3 pikat.
- Android: Në cepin e sipërm në të majtë, prekni me gisht 3 vijat.
- Prekni me gisht Veçoritë.
- Poshtë mundësisë Aktivizo Pamjen e Lidhjes Familjare, lexojeni mesazhin për të parë se çfarë informacioni është në dispozicion për përdoruesit e tjerë.
- Për ta aktivizuar mundësinë, prekni me gisht Aktivizo Pamjen e Lidhjes Familjare.
Momentalisht Pema Familjare Varianti i Thjeshtuar nuk e ka mundësinë për të parë lidhjen tuaj familjare me përdoruesit e tjerë. Në vend të kësaj, ju lutemi, përdorni programin për telefonat celularë Pema Familjare.
Si t’i dërgoj një mesazh dikujt që kontribuoi te Pema Familjare ose Kujtimet?
Si ta përditësoj informacionin e kontaktit në llogarinë time?