Si ta përditësoj emrin e kontaktit, adresën e postës elektronike dhe informacionet e tjera të kontaktit në llogarinë time?

Te veçoritë tuaja në FamilySearch, mund ta ndryshoni informacion tuaj të kontaktit dhe të specifikoni se çfarë shohin përdoruesit e tjerë për ju.

Programi FamilySearch e përdor informacionin tuaj të kontaktit për ta bërë më të thjeshtë që përdoruesit të bashkëpunojnë me ju. Ndërkohë që emri i kontaktit është gjithnjë publik, ne ju nxitim ta vendosni adresën tuaj të postës elektronike që të jetë edhe ajo publike. 

Përpara se të filloni

Nuk keni mundësi ta ndryshoni veçorinë për disa informacione.

  • Emri Juaj i Përdoruesit është Gjithnjë Privat. Nuk mund ta bëni publik atë.
  • Emri Juaj i Kontaktit është Gjithnjë Publik. Emri juaj i kontaktit është i dukshëm sa herë që redaktoni një dokument ose dorëzoni një kujtim. Kur e krijuat llogarinë tuaj në FamilySearch, sistemi caktoi një emër automatik kontakti. Mund ta ndryshoni atë me emrin tuaj të vërtetë, një variant të ndryshuar të emrit tuaj ose me diçka tjetër.
  • Për shenjtorët e ditëve të mëvonshme, disa informacione të llogarisë vijnë nga dokumentet e anëtarësisë së Kishës. Për ta përditësuar emrin, gjininë, datën e lindjes ose vendndodhjen tuaj, ju lutemi, kërkojini nëpunësit tuaj të lagjes ose degës që ta përditësojë dokumentin tuaj të anëtarësisë në Kishë.
  • Njoftimet me postë elektronike nga programi FamilySearch shkojnë tek adresa e postës elektronike e specifikuar te pjesa Fjalëkalimi dhe Metodat e Rimarrjes e veçorive tuaja. Ju i merrni këto njoftime me postë elektronike pavarësisht nga fakti a e bëni adresën tuaj elektronike publike ose jo.

Hapat (në këndin e internetit)

  1. Nënshkruani hyrjen në FamilySearch
  2. Në cepin e sipërm djathtas, klikoni tek emri juaj dhe më pas klikoni te Veçoritë.
  3. Shihni në krye të faqes. Nëse llogaria është e nënvizuar, klikoni tek ajo.
  4. Në krah të çdo kreu, klikoni te Redakto për të bërë ndryshime brenda asaj pjese.
  5. Për të bërë një ndryshim, klikoni te kutia e shenjimit “Private”.
  6. Klikoni te Ruaj.

Hapat (programi për telefonat celularë)

Programet për celularë Pema Familjare dhe Kujtimet nuk ju lejojnë ta redaktoni informacionin tuaj të kontaktit. Në vend të kësaj, hapni një shfletues interneti në aparatin tuaj celular dhe ndiqini hapat për këndin e internetit.

Hapat (Pema Familjare Varianti i Thjeshtuar)

Programi Pema Familjare Varianti i Thjeshtuar nuk ju lejon ta shtoni informacionin tuaj të kontaktit. Ju lutemi, nënshkruajeni hyrjen në këndin tonë të internetit dhe bëjini ndryshimet tuaja atje. 

Hapa të mëtejshëm

Nëse e ndryshuat adresën tuaj të postës elektronike ose numrin e telefonit, ndiqni udhëzimet për ta verifikuar informacionin.

Rezultatet

Emri juaj i vjetër i kontaktit shfaqet në FamilySearch deri në 24 orë pasi ta ndryshoni. Nëse përdorues të tjerë i ndjekin dokumentet që keni ndryshuar, emri juaj i vjetër i kontaktit shfaqet ende derisa sistemi të përditësohet plotësisht.  

Artikuj të ngjashëm

Si ta ndryshoj emrin e përdoruesit apo fjalëkalimin tim?
Si ta heq abonimin ose të abonohem te njoftimet dhe buletinet informative me postë elektronike?
Si t’i dërgoj një mesazh dikujt që kontribuoi te Pema Familjare ose Kujtimet?
Si ta aktivizoj ose çaktivizoj mundësinë për të parë lidhjen time familjare me përdoruesit e tjerë?

moduleTitle