Si ta shtoj një histori te Kujtimet?

 Programi FamilySearch siguron një mënyrë për ju që të shpërndani historitë tuaja vetjake rreth familjes suaj.

Përpara se të filloni

  • Me kujdes lexoni Marrëveshja për Dorëzim për pyetje lidhur me përmbajtjen tuaj.
  • Sistemi mbyllet pas një ore. Që ta shmangni humbjen e punës suaj, mbani mend ta ruani shpesh ose mund ta kopjoni dhe ta ngjitni një histori të plotë në vendin e krijuar.
  • Veçoria tërhiq dhe lësho nuk funksionon për ngarkimin e historive. 
  • Materialet në format PDF nuk mund të ngarkohen në veçorinë Historitë, por ato funksionojnë mirë te Dokumentet.

 

Hapat (faqe interneti)

Mund të ngarkoni kujtime si nga pjesa Kujtimet ashtu edhe nga Pema Familjare.

Krijoni një histori nga pjesa Kujtimet:

  1. Nënshkruajeni hyrjen në FamilySearch.
  2. Në krye të ekranit, klikoni te Kujtimet.
  3. Klikoni te Galeria.
  4. Klikoni te shenja plus (+) brenda rrethit të gjelbër.
  5. Klikoni te Krijo një Histori.  
  6. Shkruani historinë tuaj dhe titullin e saj.
  7. Përfshini ndonjë fotografi.
    • Veçoria Ngarko Fotografi ju lejon të përzgjidhni nga materialet e kompjuterit tuaj.
    • Veçoria Përzgjidh nga Galeria ju çon te fotografitë që janë tashmë në FamilySearch.
    • Shenja plus (+) ju lejon të shtoni më shumë fotografi.

Krijoni një histori nga Pema Familjare:

  1. Nënshkruajeni hyrjen në FamilySearch.
  2. Në krye të faqes, klikoni te Pema Familjare.
  3. Klikoni te Pema.
  4. Gjejeni personin, klikoni tek emri i personit dhe klikoni te Personi.
  5. Klikoni te nënndarja Kujtimet.
  6. Rrëshqitni te pjesa Historitë dhe klikoni te Krijo Historinë.
  7. Shkruani historinë tuaj dhe titullin e saj.
  8. Përfshini ndonjë fotografi.
    • Veçoria Ngarko Fotografi ju lejon të përzgjidhni nga materialet e kompjuterit tuaj.
    • Veçoria Përzgjidh nga Galeria ju çon te fotografitë që janë tashmë në FamilySearch.
    • Shenja plus (+) ju lejon të shtoni fotografi të tjera.

Shënim: Ju mund ta redaktoni në çdo kohë historinë tuaj të ruajtur. Thjesht hapeni historinë. Në krye të faqes, pikërisht mbi titullin e historisë, klikoni te Redakto

Hapat (programi për telefonat celularë)

Mund të ngarkoni kujtime si nga programi për telefonat celularë Kujtimet ashtu edhe nga programi për telefonat celularë Pema Familjare.

Shtoni një histori nga programi për telefonat celularë Kujtimet:

  1. Prekni me gisht te shenja plus (+) brenda një rrethi blu në pjesën e poshtme djathtas.
  2. Prekni me gisht te Shkruaj Historinë.
  3. Shkruani historinë tuaj dhe titullin e saj.
  4. Prekni me gisht tek ikona e kamerës që të përfshini ndonjë fotografi.
    • Apple iOS: Përzgjidhni deri në 10 figura nga aparati juaj dhe prekni me gisht te Ngarko ose përdorni veçorinë e kamerës për t’i kapur figurat tuaja. Më pas, prekni me gisht te Ngarko. Redaktojini fotografitë dhe prekni me gisht te Ruaj. Prekni me gisht te shenja plus (+) që shfaqet nën fotografitë origjinale për të shtuar fotografi të tjera.
    • Android: Prekni me gisht te Materiali që të përzgjidhni një fotografi nga aparati juaj. Prekni me gisht te Kamera për ta kapur fotografinë tuaj me aparatin tuaj. Prekni me gisht te FamilySearch për të bashkëlidhur fotografitë tashmë të pranishme në Galeri. Prekni me gisht te shenja plus (+) që shfaqet nën fotografitë origjinale për të shtuar fotografi të tjera.

Shtoni një histori nga programi për telefonat celularë Pema Familjare:

  1. Prekni me gisht një individ për të hapur faqen e hollësive të personit.
  2. Prekni me gisht te Kujtimet.
  3. Prekni me gisht te shenja plus (+) brenda një rrethi blu në pjesën e poshtme djathtas.
  4. Prekni me gisht te Shkruaj Historinë.
  5. Shkruani historinë tuaj dhe titullin e saj.
  6. Prekni me gisht tek ikona e kamerës që të përfshini ndonjë fotografi.
    • Apple iOS: Përzgjidhni deri në 10 figura nga aparati juaj ose përdorni veçorinë e kamerës për t’i kapur figurat tuaja. Më pas, prekni me gisht te Ngarko. Redaktojini fotografitë dhe prekni me gisht te Ruaj. Prekni me gisht te shenja plus (+) që shfaqet nën fotografitë origjinale për të shtuar fotografi të tjera.
    • Android: Prekni me gisht te Materiali që të përzgjidhni një fotografi nga aparati juaj. Prekni me gisht te Kamera për të bërë një fotografi të re me aparatin tuaj. Prekni me gisht te FamilySearch për të bashkëlidhur fotografitë tashmë të pranishme në Galeri. Prekni me gisht te shenja plus (+) që shfaqet nën fotografitë origjinale për të shtuar fotografi të tjera.

          Shënim: Ju mund ta redaktoni në çdo kohë historinë tuaj të ruajtur. Thjesht hapeni historinë. Prekni me gisht tek ikona e menusë, të ndjekur nga Redakto.  

Pema Familjare Varianti i Thjeshtuar

Pema Familjare Varianti i Thjeshtuar nuk e përfshin veçorinë Kujtimet.

Artikuj të Ngjashëm

Cilat rregulla gjejnë zbatim për ngarkimin e kujtimeve në FamilySearch.org?
A mund të shtoj në Pemën Familjare kujtime rreth të afërmve të mi të gjallë?
A mund ta heq një fotografi, histori, dokument ose material zanor nga Kujtimet?

A ishte kjo e dobishme?