Cilat rregulla gjejnë zbatim për t’i ngarkuar kujtimet te FamilySearch.org?

Programi FamilySearch siguron një metodë të thjeshtë për t’i shpërndarë fotografitë e paraardhësve që t’i ndihmoni familjarët ta njohin dhe ta duan njëri‑tjetrin. Ne i ekzaminojmë të gjitha figurat që ngarkoni. Shihni Orientimet dhe Rregulloret për Ngarkimin për më shumë informacion.

Ndërsa vendosni se çfarë të ngarkoni si fotografi ose dokument, mbani këto gjëra në mendje:

  • Të përshtatshme: Fotografitë duhet t’u përmbahen standardeve të përshtatshme të thjeshtësisë dhe virtytit. Fotografitë nuk mund të jenë me puthje ose me njerëz gati duke u puthur në buzë.
  • Të kenë lidhje: Artikujt duhet ta përkrahin qëllimin e historisë familjare.
  • Të kthejnë zemrat: Artikujt duhet t’i ndihmojnë njerëzit që t’i njohin dhe t’i duan paraardhësit e tyre.
  • Jo për tregti: Artikujt nuk duhet të reklamojnë ose nxitin produkte apo të cenojnë të drejtat e pronësisë intelektuale.
  • Privatësia: Kini kujdes kur përfshini fotografi ose dokumente për njerëzit e gjallë.

Kur krijoni apo ngarkoni një histori, kontrolloni për çfarëdolloj fjale të papërshtatshme. Këtu janë disa fjalë që duhen shmangur:

  • Gjuha vulgare dhe fyese.
  • Emra politikisht të pasaktë.
  • Shprehje të urrejtjes ose diskriminimit.
  • Fjalë që i përçmojnë ose përdhosin besimet fetare.
  • Fjalë ose shprehësi të tjera që konsiderohen të papërshtatshme.

Kur një fotografi ose figurë e dokumentit është e papërshtatshme, programi FamilySearch e shënon artikullin e kujtimit si “I Kufizuar” dhe ju dërgon një mesazh elektronik. Nëse besoni se ky kufizim është një gabim, përgjigjuni mesazhit elektronik që morët dhe jepni një shpjegim. Përgjigjja juaj i shkon drejtpërdrejt skuadrës që e rishikoi dhe e ekzaminoi artikullin e kujtimit tuaj.

Artikuj të ngjashëm

Përse thotë që fotografia ime është e kufizuar?
A mund të shtoj kujtime rreth familjarëve të mi të gjallë në Pemën Familjare?

A ishte kjo e dobishme?