Si ta shtoj një figurë të historisë që krijova?

Ju mund t’u shtoni figura historive në Galerinë e Kujtimeve. 

  • Një fotografi mund t’i bashkëlidhet më shumë se një historie.
  • Gjithashtu figura dokumentesh mund t’u shtohen historive.
  • Deri në 10 figura mund t’i ngarkohen çdo historie.

Gjithashtu mund t’i bashkëlidhni një fotografi private një historie publike. Përdorues të tjerë të programit FamilySearch do të shohin vetëm historinë, jo fotografinë.

Hapat (faqe interneti)

  1. Nënshkruajeni hyrjen në FamilySearch.
  2. Në krye të faqes, klikoni te Kujtimet.
  3. Klikoni te Galeria.
  4. Klikoni tek ikona Historitë (duket si një libër i hapur).
  5. Klikoni te një histori së cilës dëshironi t’i shtoni një figurë.
  6. Mbi titullin e historisë, klikoni te Redakto Historinë.
  7. Mbi tekstin e historisë, në kutinë që përfshin një ikonë të kamerës, mund të zgjidhni që të ngarkoni një fotografi nga kompjuteri juaj ose të përzgjidhni nga figurat tashmë në Galeri. Vazhdoni me pjesën e duhur të udhëzimeve më poshtë.

Ngarko Fotografi

  1. Klikoni te Ngarko Fotografi
  2. Gjeni fotografinë ose figurën e dokumentit në kompjuterin tuaj dhe klikoni dy herë për ta ngarkuar. 
  3. Nëse doni të shtoni ndonjë figurë tjetër, poshtë figurës tashmë të treguar, klikoni te +.
  4. Kur të mbaroni së shtuari figura, mbi figurat e ngarkuara, klikoni te Ruaj Historinë. (Nëse e ndryshoni mendjen rreth figurave të shtuara, në vend të kësaj klikoni tek Anulo.)

Përzgjidh nga Galeria

  1. Klikoni te Përzgjidh nga Galeria
  2. Gjeni deri në 10 figura në galerinë tuaj për t’ia shtuar historisë. 
  3. Në cepin e sipërm djathtas të secilës figurë që dëshironi ta shtoni, klikoni te shenja përzgjedhëse për ta përzgjedhur atë.
  4. Në të djathtën poshtë ekranit Përzgjidh nga Galeria, klikoni te Bashkëlidh Fotografi. (Ose, nëse e ndryshoni mendjen rreth shtimit të fotografisë, klikoni tek Anulo.)

Hapat (programi për telefonat celularë)

  1. Në programin për telefonat celularë Kujtimet, prekni me gisht një histori tek e cila doni të shtoni një figurë.
  • Për aparatet me sistemin Android, pasi ta prekni me gisht historinë, prekini me gisht tri pikat në cepin e sipërm djathtas, më pas prekni me gisht te Redakto.
  1. Prekni me gisht ikonën e kamerës. Ju mund të zgjidhni që të merrni një fotografi me aparatin tuaj, ta ngarkoni një fotografi që e keni tashmë në aparatin tuaj, ose të përzgjidhni nga figurat tashmë në Galerinë e Kujtimeve.

Shto Fotografinë

  • Apple iOS: Prekni me gisht ikonën e kamerës për të bërë një fotografi me aparatin tuaj ose përzgjidhni nga fotografitë e paraqitura, të ruajtura në aparatin tuaj. Prekni me gisht te Ngarko.
  • Android: Prekni me gisht te Kamera për të bërë një fotografi me aparatin tuaj ose prekni me gisht te Materiali dhe përzgjidhni nga fotografitë e ruajtura në aparatin tuaj. Prekni me gisht te Ruaj.

Përzgjidh nga Galeria

  • Apple iOSNën Shto Fotografinë, prekni me gisht te Shiriti Fotografik, më pas prekni me gisht te FamilySearch. Përzgjidhni nga fotografitë në galerinë tuaj dhe prekni me gisht te Ngarko
  • Android: Prekni me gisht te FamilySearch. Përzgjidhni nga fotografitë në galerinë tuaj.
  1. Prekni me gisht + për të shtuar figura të tjera.

Pema Familjare Varianti i Thjeshtuar

Aktualisht, Pema Familjare Varianti i Thjeshtuar nuk e përkrah veçorinë Kujtimet.

Artikuj të ngjashëm

Si të ngarkoj kujtime në FamilySearch?
A mund ta heq një fotografi, histori, dokument ose material zanor nga Kujtimet?
Si ta shtoj një histori te Kujtimet?
Si t’i etiketoj njerëzit te historitë dhe materialet zanore?

A ishte kjo e dobishme?