Si të ngarkoj kujtime në programin FamilySearch?

Share
0:00 / 0:00
videoCompanion
How to add photos to a person in a few easy steps | FamilySearch

Mund të ngarkoni fotografi, materiale zanore ose dokumente te Kujtimet në FamilySearch, qoftë si një material i vetëm ose si një grup materialesh.

Përpara se të filloni

Lexoni me kujdes Marrëveshjen për Dorëzimin.

Formati dhe kufizimet e madhësisë së materialit

  • Dokumentet: Formate materiali .pdf deri në 15 MB. Kthejini formatet e tjera të dokumenteve, të tilla si materialet .doc dhe .docx në formatin .pdf para se t’i ngarkoni.
  • Fotografitë: Formate materiali .jpg, .png, .tif dhe .bmp deri në 15 MB.
  • Materialet zanore: .mp3, .m4a dhe .wav deri në 15 MB.

Ju lutemi, të dini se

  • formati .pdf është i vetmi lloj materiali i përkrahur që mund të përfshijë faqe të shumta.
  • Redaktojeni një kujtim, si p.sh. prerjen e një fotoje, përpara se ta ngarkoni. Pasi të ngarkoni një material, nuk mund ta redaktoni më atë.

Hapat nga Kujtimet (faqe interneti)

  1. Nënshkruajeni hyrjen te faqja FamilySearch.org
  2. Te shiriti i menusë në krye të ekranit, klikoni te Kujtimet.
  3. Klikoni te Galeria.
  4. Klikoni te shenja plus (+) brenda rrethit.
  5. Tërhiqeni dhe lëshojeni përmbajtjen nga kompjuteri juaj në ekran ose klikoni te Zgjidhini Materialet.
  6. Etiketojini fotografitë individualisht. (Shihni më poshtë artikuj të ngjashëm për ndihmë shtesë.)

Hapat nga faqja Personi (faqe interneti)

  1. Nënshkruajeni hyrjen te faqja FamilySearch.org
  2. Te shiriti i menusë, përzgjidhni Pema Familjare.
  3. Përzgjidhni Pema.
  4. Përzgjidhni një individ, më pas zgjidhni Personi për të parë faqen e personit.
  5. Klikoni te nënndarja Kujtimet.
  6. Klikoni te Shto Kujtimet.
  7. Klikoni te një lloj kujtimi:
    1. Material zanor: Regjistrojeni zërin tuaj për të treguar një histori. Mund të regjistroni deri në 5 minuta për çdo kujtim zanor. Klikoni te butoni regjistro për të regjistruar. Kur të mbaroni, klikoni tek I Përfunduar. Më pas klikoni te Ruaj.
    2. Historia: Ngarkoni deri në 10 fotografi nga Pajisja Juaj ose nga Galeria Juaj. Shkruani një titull dhe historinë. Historitë janë vendosur si Publike me paracaktim nga sistemi. Për ta bërë private një histori, klikoni te Private. Klikoni te Ruaj.
    3. Materiali: Ngarkoni materialet. Klikoni për të ngarkuar nga Pajisja Juaj, Galeria Juaj ose Google Photos.

Hapat për të ngarkuar shumë materiale ose fotografi

Përzgjidhni Materiale të Njëpasnjëshme:

  1. Gjeni dhe klikoni materialin e parë.
  2. Mbajeni të shtypur butonin Shift në tastierën tuaj.
  3. Me butonin Shift të mbajtur të shtypur, klikoni te materiali i fundit që dëshironi të ngarkoni.
  4. Do të shihni një listë bashkëlidhjesh të theksuara dhe gati për t’u ngarkuar. Ndiqini udhëzimet në ekran dhe ngarkoni fotografitë.

Përzgjidhni Materiale Jo të Njëpasnjëshme:

  1. Për të përzgjedhur fotografi jo në një radhë të njëpasnjëshme nga një dosje, gjejeni dhe klikoni te fotografia e parë.
  2. Shtypeni dhe mbajeni të shtypur butonin Control (Ctrl).
  3. Me butonin Control të mbajtur të shtypur, klikoni tek të gjitha materialet që dëshironi të ngarkoni. Më pas ndiqni udhëzimet në ekran për t’i ngarkuar.

Hapat (programi për telefonat celularë Kujtimet)

  1. Prekni me gisht te shenja plus (+) brenda rrethit.
  2. Prekni me gisht te Shto Dokumentin ose Shto Fotografinë.
  3. Prekni me gisht mundësinë që parapëlqeni të përdorni:
    1. Android: Aparati Fotografik ose Materiali
    2. Apple iOS: Bëj Fotografi, Shiriti Fotografik ose Materialet e Mia

Përzgjidhni një material nga pajisja juaj dhe prekni me gisht te Ngarko. Ose përdorni veçorinë e aparatit fotografik për të regjistruar përmbajtjen. Redaktojeni fotografinë dhe prekni me gisht te Ruaj.

Hapat (programi për telefonat celularë Pema Familjare)

  1. Prekni me gisht për të hapur faqen e hollësive të një personi.
  2. Prekni me gisht te Kujtimet.
  3. Prekni me gisht tek ikona e shenjës plus (+).
  4. Prekni me gisht te Shto Dokumentin ose Shto Fotografinë.
  5. Prekni një mundësi:
    1. Android: Aparati Fotografik, Materiali ose Galeria në FamilySearch.
    2. Apple iOS: Bëj Fotografi, Shiriti Fotografik, Materialet e Mia ose Galeria Ime në FamilySearch.

Përzgjidhni një material nga pajisja juaj ose nga Galeria dhe prekni me gisht te Ngarko. Ose përdorni veçorinë e aparatit fotografik për të regjistruar përmbajtjen. Redaktojeni fotografinë dhe prekni me gisht te Ruaj.

Pema Familjare Varianti i Thjeshtuar

Aktualisht, Pema Familjare Varianti i Thjeshtuar nuk e përfshin veçorinë Kujtimet. 

Pasi të mbaroni

Nëse ngjyrat paraqiten të kundërta (si negativet e filmave) në programin FamilySearch, ju lutemi, hiqeni fotografinë. Kthejeni në një format të ndryshëm materiali dhe ngarkojeni sërish.

Etiketojeni çdo fotografi dhe dokument individualisht me qëllim që të lidhet me një individ në Pemën Familjare. Shtoni një titull, datën e ngjarjes, vendin e ngjarjes dhe përshkrimin që ta keni më të lehtë gjetjen e materialit tuaj të kujtimit. 

Te Pema Familjare, kujtimet e një personi shfaqen sipas rendit që u shtuan. Nuk mund ta ndryshoni atë rend.

Artikuj të ngjashëm

Si ta shtoj ose redaktoj titullin e një fotografie, historie, dokumenti ose materiali zanor?
Përse nuk është ngarkuar ende fotografia ose dokumenti im?
Si t’i etiketoj kujtimet e paraardhësve ose të të afërmve të mi në Pemën Familjare?
Cilat rregulla gjejnë zbatim për ngarkimin e kujtimeve në FamilySearch.org?

A ishte kjo e dobishme?