Si t’ua shpërndaj kujtimet që gjej, familjes dhe miqve?

Kur nënshkruani hyrjen në FamilySearch, ju mund të shpërndani një artikull kujtimi në mediat shoqërore ose ta dërgoni me postë elektronike apo të jepni një hallkë lidhëse URL për të. Ju gjithashtu mund të shpërndani një hallkë lidhëse për një album. Kushdo që merr ndonjë artikull kujtimesh të shpërndarë, mund ta dërgojë dhe shpërndajë informacionin tek të tjerët pa pasur nevojë të nënshkruajë hyrjen në FamilySearch.

Albumet e shpërndara, në këtë kohë, nuk mund të përfshihen në kujtimet tuaja.

Hapat (faqe interneti)

Nga Pema Familjare

  1. Nënshkruani hyrjen në FamilySearch.
  2. Te Pema Familjare në faqen e internetit FamilySearch.org, shfaqni faqen e personit të individit, kujtimin e të cilit dëshironi ta shpërndani.
  3. Klikoni te Kujtimet
  4. Klikoni te kujtimi që dëshironi ta shpërndani.
  5. Klikoni te Shpërndaje.
  6. Përzgjidhni një mënyrë për ta shpërndarë kujtimin (Facebook, Twitter, PinterestWhatsApp, postë elektronike ose kopjoni hallkën lidhëse). Për ta kopjuar ose dërguar me postë elektronike URL‑në, ndiqni këta hapa:
    1. Për ta kopjuar URL-në që do të shpërndani, klikoni te Kopjo. Më pas, ju mund ta ngjitni URL‑në në një mesazh poste elektronike.
    2. Për ta dërguar URL‑në me postë elektronike, mbi adresën e faqes së internetit, klikoni te Posta elektronike. Kjo e hap postën tuaj elektronike për ju ose hap një listë të programeve për postën elektronike nga të cilat të zgjidhni. Kur hapet posta elektronike, ajo tashmë e përmban URL‑në. Shtojeni mesazhin tuaj dhe dërgojeni atë. Në varësi të veçorive individuale të kompjuterit tuaj, kjo mundet vetëm të hapet në një dritare të re shfletuesi. Në atë rast, në vend të saj përdorni mundësinë e kopjimit.

Nga Kujtimet

  1. Nënshkruani hyrjen në FamilySearch.
  2. Te shiriti i menusë në krye të ekranit, klikoni te Kujtimet.
  3. Te menuja me shpalosje, klikoni te Galeria.
  4. Klikoni tek albumi ose kujtimi që dëshironi ta shpërndani.
  5. Klikoni te Shpërndaje.
  6. Përzgjidhni një mënyrë për ta shpërndarë kujtimin (Facebook, Twitter, PinterestWhatsApp, postë elektronike ose kopjoni hallkën lidhëse). Për ta kopjuar ose dërguar me postë elektronike URL‑në, ndiqni këta hapa:
    1. Për ta kopjuar URL-në që do të shpërndani, klikoni te Kopjo. Më pas, ju mund ta ngjitni URL‑në në një mesazh poste elektronike.
    2. Për ta dërguar URL‑në me postë elektronike, mbi adresën e faqes së internetit, klikoni te Posta elektronike. Kjo e hap postën tuaj elektronike për ju ose hap një listë të programeve për postën elektronike nga të cilat të zgjidhni. Kur hapet posta elektronike, ajo tashmë e përmban URL‑në. Shtojeni mesazhin tuaj dhe dërgojeni atë. Në varësi të veçorive individuale të kompjuterit tuaj, kjo mundet vetëm të hapet në një dritare të re shfletuesi. Në atë rast, në vend të saj përdorni mundësinë e kopjimit.

Hapat (programi për telefonat celularë)

Mund të shpërndani kujtime nga programet për telefonat celularë Pema Familjare dhe Kujtimet. Duhet të përdorni faqen e internetit që të shpërndani albume të tëra.

Programi për telefonat celularë Pema Familjare

  1. Në programin për telefonat celularë Pema Familjare, lundroni te nënndarja Kujtimet e faqes së një personi.
  2. Prekeni me gisht artikullin e kujtimit që dëshironi ta shpërndani.
    • Android: Prekni me gisht ikonën e tri pikave të lidhura ose ikonën e shkarkimit në cepin e sipërm djathtas të ekranit për ta ruajtur artikullin te një burim jashtë programit kompjuterik. 
    • Apple iOS: Prekeni me gisht ikonën katrore në cepin poshtë majtas të ekranit.
  3. Përzgjidhni shpërndaj nga mundësitë që jep pajisja. 

Programi për telefonat celularë Kujtimet

  1. Në programin për telefonat celularë Kujtimet, prekni me gisht artikullin që doni ta shpërndani.
    • Apple iOS: Prekeni me gisht artikullin për herë të dytë që të bëjë të dukshëm shiritin në fund. Më pas, prekni me gisht ikonën katrore në cepin e poshtëm majtas të ekranit.
    • Prekni me gisht ikonën e tri pikave të lidhura dhe zgjidhni një mundësi për ta ruajtur artikullin te një burim jashtë programit kompjuterik.
  2. Përzgjidhni shpërndarjen nga mundësitë që ju jep pajisja juaj. 

Hapat (Pema Familjare Varianti i Thjeshtuar)

Aktualisht, veçoria Kujtimet nuk përkrahet nga Pema Familjare Varianti i Thjeshtuar.

Artikuj të ngjashëm

Si të ngarkoj kujtime në FamilySearch?
Cilat rregulla gjejnë zbatim për ngarkimin e kujtimeve në FamilySearch.org?

    A ishte kjo e dobishme?