Si t’i shkruaj vendet kineze te Pema Familjare?

Share

Ju mund t’i shkruani vendet kineze te Pema Familjare. Këshillat vijuese do të ndihmojnë për t’u siguruar që vendi të regjistrohet dhe standardizohet me saktësi.

Jini sa më të hollësishëm që mundeni.

Përfshini emrat e krahinave, prefekturave, qarqeve, komunave dhe të nivelit bazë nëse i dini ose mund t’i gjeni. Nëse nuk e dini emrin e plotë të vendit, shkruani aq sa të mundeni. Për shembull:

latinishtkinezisht
Fshati i Taiziçengut, komuna e Sitaizuit, distrikti i Çonglit, zona e Zhangxhiakout, krahina e Hëbeit, Kinë中國河北省張家口市崇禮區四臺嘴鄉太子城村
Guizhou贵州省
Qyteza e Xinjies, qarku i Midusë, prefektura e pavarur e Dali Bait, krahina e Ynnanit雲南省大理白族自治州彌渡縣新街鎮
Nanping, Nju‑Tajpei‑Siti, Tajvan臺灣新北市南平

Shkruajeni emrin në rendin tipik për gjuhën që po përdorni.

Në gjuhën kineze dhe në gjuhët që renditin fillimisht emrin e shtetit, shkruani së pari shtetin. Pastaj shkruani emrat e krahinave, prefekturave, qarqeve, komunave dhe të nivelit bazë.

中國山西省忻州市定襄縣晉昌鎮

Në anglisht dhe në gjuhë të tjera që e renditin të fundit emrin e shtetit, shkruani fillimisht emrat bazë, të komunës, qarkut, prefekturës dhe krahinës. Emrin e shtetit shkruajeni të fundit.

Qyteza e Jinçangut, qarku i Dingxiangut, qyteti i Xinzhout, krahina e Shanshiit, Kinë

Përzgjidh një vend standard.

Për të ndihmuar në dallimin midis vendeve me emra të ngjashëm dhe emrave që kanë ndryshuar me kalimin e kohës, FamilySearch‑i mban një bazë të dhënash të vendeve të standardizuara.

Kur shkruani një vend në Pemën Familjare, vendet e standardizuara që përputhen shfaqen në një listë me shpalosje poshtë fushës.

Pema Familjare ruan si vendin kur e shkruani ashtu edhe një variant të standardizuar të atij emri. Vendi i standardizuar ndihmon të sigurohet që vendi të shfaqet saktë dhe të kërkohet saktë në Pemën Familjare.

Baza e të dhënave e standardeve të vendeve është duke u përmirësuar vazhdimisht, por nuk është ende e plotë për Kinën. Nëse vendi standard që ju nevojitet nuk është në dispozicion, provoni një nga këto këshilla:

  • Shtoni më tepër informacion për vendin që keni shkruar, si p.sh. një prefekturë apo një emër shteti. Pastaj përzgjidhni juridiksionin e nivelit më të lartë si standard. Zgjidheni emrin e shtetit si standard nëse kjo është gjithçka që dini.
  • Nëse nuk mund të gjeni një emër vendi historik, ndryshojeni atë me një emër bashkëkohor. Për shembull, ndryshojeni 北平北京. Baza e të dhënave të standardeve të vendeve në FamilySearch aktualisht përmban më shumë emra vendesh bashkëkohore kineze sesa historike.
  • Nëse gjithçka tjetër dështon, rrëshqitni në fund të listës dhe përzgjidhni Asnjë nga të mësipërmet. Më pas shkoni te Vendet te FamilySearch për të sugjeruar që ta shtojmë atë.

Artikuj të ngjashëm

Si t’i shënoj datat dhe vendet te Pema Familjare?
Si ta korrigjoj ose redaktoj një vend në Vendet te FamilySearch?
Si ta sugjeroj një vend të ri për Vendet te FamilySearch?
Si t’i shënoj datat nga tekstet klasike kineze te Pema Familjare?
Si t’i shkruaj emrat kinezë te Pema Familjare?

A ishte kjo e dobishme?