Si të kërkoj të më ridërgojnë një kod verifikimi për të aktivizuar llogarinë time në programin FamilySearch?

Kur regjistroheni për një llogari në FamilySearch.org, mund të përdorni numrin tuaj të celularit për të verifikuar identitetin tuaj dhe për të aktivizuar llogarinë tuaj. FamilySearch ju dërgon një mesazh me celular me një kod verifikimi 6‑shifror. Nëse nuk e morët kodin, verifikoni që numri i telefonit celular që shkruat është i saktë. Pasi ta korrigjoni numrin, mund të kërkoni një kod të ri verifikimi.

Verifikojeni numrin tuaj të celularit

  1. Nënshkruajeni hyrjen te FamilySearch.org.
  2. Në cepin e sipërm djathtas, klikoni tek emri juaj, më pas te Veçoritë.
  3. Verifikoni që numri i telefonit celular është i saktë. Nëse është i pasaktë, klikoni te Redakto, dhe bëni ndryshimet e nevojshme.
  4. Klikoni te Ruaj.

Ridërgo një kod verifikimi

Nëse numri juaj i celularit është i saktë, mund të kërkoni një mesazh të ri verifikimi në celular për të aktivizuar llogarinë tuaj. Kodi është i vlefshëm për 20 minuta nga koha kur dërgohet.

Nëse jeni në gjendje të nënshkruani hyrjen në llogarinë tuaj në FamilySearch.org:

  1. Nënshkruajeni hyrjen te FamilySearch.org.
  2. Në cepin e sipërm djathtas, klikoni tek emri juaj, më pas te Veçoritë.
  3. Poshtë numrit tuaj të telefonit celular, klikoni te Verify This Phone Number [Verifikoje Këtë Numër Telefoni Celular].
  4. Kur ta merrni kodin e ri në telefonin tuaj celular, shkruajeni kodin e ri të verifikimit te kutia poshtë butonit Enter Verification Code [Shkruani Kodin e Verifikimit]. Shënim: Nëse keni nevojë t’ju dërgohet kodi sërish, klikoni te Ridërgo Kodin.
  5. Klikoni te Verifikoje.

Nëse nuk jeni në gjendje të nënshkruani hyrjen në llogarinë tuaj në FamilySearch.org:

  1. Vihuni në kontakt me Sektorin e Përkrahjes së programit FamilySearch.
  2. Ne duhet ta verifikojmë informacionin që përdorët për të krijuar llogarinë tuaj në FamilySearch.
  3. Po ridërgojmë një kod verifikimi 6‑shifror për të aktivizuar llogarinë tuaj në FamilySearch.
  4. Shkoni te verify.fs.org.
  5. Shkruajeni kodin 6-shifror të verifikimit në fushën e kodit të verifikimit në ekran.
  6. Klikoni te Ruaj.

Artikuj të ngjashëm

Si ta krijoj një llogari falas në FamilySearch?
Si të kërkoj të më ridërgojnë një mesazh poste elektronike verifikimi për të aktivizuar llogarinë time në FamilySearch?

A ishte kjo e dobishme?