Te Pema Familjare, përdorni pamjen Paraardhësi i Parë për të hedhur dhe shfaqur gjenealogjitë e klanit kinez nga dokumentet jiapu. Kjo faqe e pamjes është gjithashtu e dobishme për kulturat që përllogaritin përkatësitë fisnore, klanore dhe lidhje të tjera familjare duke përdorur një lidhje familjare të ngjashme të drejtpërdrejtë, atërore.
Ajo ka tri pjesë kryesore, të cilat janë të ndryshme nga të gjitha faqet e tjera të pamjes në Pemën Familjare:
- Paraardhësi i Parë. Paraardhësi i parë është anëtari i parë, origjinal i klanit. Paraardhësi i parë shtohet në krye të faqes së pamjes. Më pas ju mund t’i shfaqni ose shtoni pasardhësit/et e tij/saj duke zbritur poshtë në tabelë.
- Personi në fokus. Personi në fokus është personi paraardhësit/et e të cilit shfaqen në tabelë. Ka të ngjarë të jeni ju. Ju mund t’i shfaqni ose shtoni paraardhësit/et tuaj/a duke u ngjitur lart në tabelë.
- Shtegu i klanit. Shtegu i klanit ndjek linjën atërore mes personit në fokus dhe paraardhësit të parë. Ai shfaqet pasi të jenë hedhur të gjithë brezat mes paraardhësit të parë dhe personit në fokus. Do ta shihni si një theksim të verdhë te kuadratet e çdo personi në shteg.
Hapat (faqe interneti)
- Te menuja në krye, klikoni te Pema Familjare, dhe më pas klikoni te Pema.
- Në krye në të djathtë të pamjes së trungut familjar, klikoni tek emri i pamjes aktuale (Tabela në Formë Erashke, për shembull), pastaj Paraardhësi i Parë.
- Këtu janë disa veçori që mund të përdorni:
- Klikoni tek emri i një personi në pemë. Hollësitë e atij personi shfaqen në një panel në të djathtë.
- Pema automatikisht ju bën juve personin në fokus. Për të përzgjedhur një person të ri në fokus, klikoni tek emri i një personi tjetër, dhe më pas, në panelin e hollësive të tyre, klikoni te Shiko Pemën.
- Për të shtuar paraardhësin e parë, klikoni tek ikona “+” mbi fotografinë e personit në fokus. Më pas klikoni te Shto Paraardhësin e Parë. Ju mund ta shtoni paraardhësin e parë me anë të emrit ose numrit të identifikimit.
- Për t’i parë fëmijët e një çifti, klikoni te
.
- Për t’i parë prindërit e një personi, klikoni te
- Për të shfaqur një bashkëshort/e tjetër për një person në pemë, klikoni tek [ikona e bashkëshortit/es] në krye majtas ose djathtas kuadratit të tyre.
- Nëse një person ka prindër të shumëfishtë në sistem, ju shihni një shigjetë në të majtë të kutisë së çiftit për prindërit. Klikoni te shigjeta për të parë të gjithë prindërit e personit.
- Për ta lëvizur pemën nëpër ekran, klikoni sfondin e pemës dhe tërhiqeni atë.
- Për ta zmadhuar ose zvogëluar madhësinë e pemës, pranë pjesës në krye, në të majtë, klikoni Plus ( + ) ose Minus ( - ).
- Për t’u kthyer te profili juaj në trungun familjar, ju mund të përdorni një nga këto mundësi:
- Për t’i mbyllur të gjitha linjat tuaja të zgjeruara dhe për t’u kthyer te profili juaj, klikoni te
.
- Për t’i mbajtur të gjitha linjat e zgjeruara të hapura dhe për t’u kthyer te personi fillestar, klikoni te
- Për t’i mbyllur të gjitha linjat tuaja të zgjeruara dhe për t’u kthyer te profili juaj, klikoni te
Artikuj të ngjashëm
Kush duhet ta përdorë pamjen Paraardhësi i Parë?
Si t’i ndërroj bashkëshortët dhe prindërit në pamjen Paraardhësi i Parë te Pema Familjare?
Si ta shfaq një paraardhës të parë të ndryshëm te Pema Familjare?
Si ta shtoj paraardhësin tim të parë te Pema Familjare?
Te Pema Familjare, çfarë është shtegu i klanit?
Si ta korrigjoj shtegun e klanit te Pema Familjare?