Kush duhet ta përdorë pamjen Paraardhësi i Parë?

Share

Pamja Paraardhësi i Parë u hartua për t’i ndihmuar njerëzit me prejardhje kineze që t’i hedhin librat e tyre të gjenealogjisë së klanit (jiapu) te Pema Familjare. Njerëzit nga kulturat që bazohen te linja nga ana e babait, të cilat i përllogaritin lidhjet fisnore, klanore dhe të tjera lidhje familjare në një mënyrë të ngjashme me klanet kineze mund ta gjejnë të dobishme këtë pamje.

Nëse keni paraardhës kinezë, pamja Paraardhësi i Parë funksionon më së miri nëse e njihni paraardhësin e parë të klanit tuaj. Nëse nuk e dini se cili ishte ai/ajo, mund të jetë më e lehtë që të përdorni pamjen për së gjeri apo një pamje tjetër në Pemën Familjare.

Përdoruesit që kanë paraardhës nga kultura të tjera, janë sigurisht të mirëpritur për të eksperimentuar me pamjen Paraardhësi i Parë. Duhet të kuptoni se Pamja Paraardhësi i Parë nuk ka për qëllim të jetë një tabelë e përgjithshme e pasardhjes.

Shtegu i klanit përllogaritet duke përdorur rregulla veçanta për jiapu‑në kineze. Kjo do të thotë se ndiqet linja juaj atërore nga babai për të përllogaritur një shteg të klanit dhe për të shfaqur lidhjen. Pamja Paraardhësi i Parë nuk do të gjejë një shteg të klanit mes jush dhe ndonjë prej paraardhësve tuaj të tjerë, madje edhe ata që janë në linjën tuaj të drejtpërdrejtë.

Artikuj të ngjashëm

Si ta përdor pamjen Paraardhësi i Parë te Pema Familjare?

A ishte kjo e dobishme?