Çfarë bën pamja për së gjeri te Pema Familjare?

Te Pema Familjare, në faqen e internetit të FamilySearch, pamja për së gjeri e shfaq trungun tuaj familjar horizontalisht. Ju jeni në qendër. Pasardhësit tuaj janë në të majtë. Paraardhësit tuaj janë në të djathtë.  

Pamja për së gjeri ka disa avantazhe:

  • Mund të shikoni shumë breza të një familjeje në të njëjtën kohë.
  • Mund të ndiqni një linjë familjare prapa ose përpara në kohë.
  • Mund të shikoni të dhëna ndihmëse për dokumentin, sugjerime kërkimore dhe probleme me të dhënat.
  • Mund të shikoni paraardhësit e bashkëshortit/es tuaj nëse i keni shtuar.
  • Mund të shikoni bashkëshortin/en e fëmijëve tuaj.
  • Mund të shikoni kur sistemi ka shumë bashkëshortë/e ose prindër për një person.

Shënim: Duke përdorur veçorinë Mundësitë, në cepin e sipërm në të djathtë të dritares, mund të përzgjidhni se cilat ikona shfaqen në pemën tuaj.

Hapat (faqe interneti)

  1. Te menuja në krye, klikoni te Pema Familjare dhe më pas klikoni te Pema.
  2. Në pjesën e sipërme në të majtë të pamjes së trungut familjar, klikoni tek emri i pamjes aktuale (Grafiku në Formë Erashke, për shembull), pastaj Për së Gjeri. Nëse jeni në pamjen Paraardhësi i Parë, kjo mundësi është lart djathtas.
  3. Për të lëvizur një person tjetër në pozicionin kryesor, klikoni tek emri i tij/saj, më pas te Pema.
  4. Për të parë më shumë hollësi rreth një personi në pemë, klikoni tek emri i tij/saj, më pas te Hollësitë.
  5. Për të parë fëmijët e një çifti, klikoni te Fëmijët në fund të kutisë së çiftit.
  6. Për të shfaqur një bashkëshort/e tjetër për një person në pemë, bëni këtë:
    1. Shikoni kutinë e çiftit. Nëse më shumë se një bashkëshort/e është në sistem, do të shikoni një shigjetë të vogël poshtë në të majtë të bashkëshortit/es të shfaqur aktualisht.
    2. Klikoni te shigjeta për poshtë.
    3. Nga lista e bashkëshortëve, klikoni te bashkëshorti/ja që dëshironi të shfaqni në trungun familjar.
  7. Për ta lëvizur pemën nëpër ekran, klikoni te sfondi i pemës dhe tërhiqeni atë.
  8. Për ta zmadhuar ose zvogëluar madhësinë e pemës, pranë pjesës në krye, në të majtë, klikoni te Plus+ ) ose Minus ( - ).
  9. Për të zgjeruar një linjë familjare me 2 breza të tjerë, klikoni te shigjeta në fund të asaj linje. Klikojeni përsëri për ta mbyllur.
  10. Për t’u kthyer te profili juaj në trungun familjar, ju mund të përdorni një nga këto mundësi:
    • Për t’i mbyllur të gjitha linjat tuaja të zgjeruara dhe për t’u kthyer te profili juaj, klikoni tek ikona Faqja Kryesore.
    • Për t’i mbajtur të gjitha linjat e zgjeruara të hapura dhe për t’iu kthyer personit fillestar, klikoni tek ikona e qendërzimit, e cila duket si një shënjestër dhe është direkt poshtë ikonës së faqes kryesore.
  11. Nëse një person ka prindër të shumëfishtë në sistem, ju shihni një shigjetë në të majtë të kutisë së çiftit për prindërit. Klikoni te shigjeta për të parë të gjithë prindërit e personit.
  12. Nëse një person ka më shumë se një bashkëshort/e në sistem, do të shihni një shigjetë pranë emrit të bashkëshortit/es në kutinë e çiftit. Klikoni te shigjeta për të parë të gjithë bashkëshortët/et për personin.
  13. Për të shtypur në letër një tabelë të trungut familjar të 4 brezave, klikoni te Mundësitë, pastaj te Shtyp në Letër. Kur varianti që shtypet në letër hapet në një nënndarje të re, klikoni te mundësia e shtypjes në letër të shfletuesit tuaj për ta shtypur në letër.

Hapat (program për telefonat celularë)

Programi për telefonat celularë Pema Familjare nuk ka një pamje për së gjeri.

Hapat (Pema Familjare Varianti i Thjeshtuar)

Pema Familjare Varianti i Thjeshtuar nuk ka një pamje për së gjeri.

Artikuj të ngjashëm

Si t’i vendos bashkëshortin/en ose prindërit e parapëlqyer te Pema Familjare?
Çfarë bën pamja e pasardhësve në Pemën Familjare?
Si ta përdor pamjen e grafikut në formë erashke te Pema Familjare?
Si t’i ndërroj pozicionet e prindit apo të bashkëshortit/es për të ndryshuar shfaqjen e linjave familjare te Pema Familjare?

A ishte kjo e dobishme?