Si ta përdor pamjen Grafiku në Formë Erashke te Pema Familjare?

Pamja e Grafikut në Formë Erashke ka disa avantazhe:

  • Mund të shihni deri në 7 breza të paraardhësve tuaj në të njëjtën kohë.
  • Mund të identifikoni se ku mbarojnë linjat familjare, me fjalë të tjera, ku mungon informacioni.
  • Mund të shihni se në cilat shtete kanë lindur paraardhës të ndryshëm dhe cilët paraardhës kanë fotografi, histori dhe burime që bashkëlidhen me faqet e personit.
  • Mund ta shihni grafikun në formë erashke në ekran dhe ta ktheni në një material në format PDF për shtypje në letër.

Hapat (faqe interneti)

  1. Te menuja në krye, klikoni te Pema Familjare dhe më pas klikoni te Pema.
  2. Në pjesën e sipërme në të djathtë të pamjes së trungut familjar, klikoni tek emri i pamjes aktuale (për së gjeri, për shembull), më pas klikoni te Grafiku në Formë Erashke.
  3. Klikoni te për të bërë sa vijon:
    • Përzgjidhni numrin e brezave që doni të shfaqen.
    • Përzgjidhni nëse doni që grafiku të shfaqë Linjat Familjare, Vendin e LindjesBurimet, Historitë, Fotografitë ose Ndihmat për Kërkimin. Informacioni përfshihet në variantin e shtypur në letër të grafikut (shih hapin nr. 8).
    • Ndërrojuni vendin ngjyrave.
    • Mund të shtypni në letër një grafik në formë erashke deri në 7 breza (4 është minimumi). Grafiku i shtypur në letër përfshin informacionin e mëposhtëm: Linjat Familjare, Vendin e Lindjes, Burimet, Historitë, Fotografitë dhe Ndihmat për Kërkimin.
  4. Nëse personi kryesor kishte më shumë se 5 fëmijë, klikoni te > për të parë pjesën e mbetur.
  5. Për ta zhvendosur një person tjetër në pozicionin qendror të grafikut, klikoni tek emri i personit dhe më pas klikoni te Pema.

Hapat për programin për telefonat celularë Pema Familjare me sistemin operativ Apple iOS

  1. Në pjesën e poshtme djathtas të trungut tuaj familjar, prekni me gisht te
  2. Në kutinë Pamja e Trungut Familjar, prekni me gisht te .
  3. Prekni me gisht për të përzgjedhur mënyrën se si të shfaqet grafiku: Pamja e paracaktuar, Vendi i Lindjes, Burimet, Historitë, Fotografitë, Ndihmat për Kërkimin.
  4. Në krye, poshtë Trungut Familjar, prekni me gisht te [numri] Breza. Prekni me gisht për të përzgjedhur numrin e brezave që doni të shfaqen.
  5. (Me dëshirë) Nëse personi kryesor kishte më shumë se 5 fëmijë, prekni me gisht te > për të parë pjesën e mbetur.
  6. (Me dëshirë) Mund ta zhvendosni një person tjetër në pozicionin kryesor. Prekni me gisht emrin dhe më pas prekni me gisht tre pikat (…) në pjesën lart djathtas. Prekni me gisht te Shih Këtë Pemë.

Hapat për programin për telefonat celularë Pema Familjare me sistemin operativ Android

  1. Në cepin e sipërm në të majtë, prekni me gisht ikonën 3 vijat
  2. Prekni me gisht te Veçoritë.
  3. Prekni me gisht te Programi.
  4. Prekni me gisht tek Aktivizo Pamjen e Grafikut në Formë Erashke.
  5. Për t’u kthyer te pema, prekni dy herë me gisht shigjetën majtas.
  6. Në pjesën e poshtme djathtas të grafikut, prekni me gisht te
  7. Në krye të kutisë së re, prekni me gisht te [numri] Breza. Prekni me gisht për të përzgjedhur numrin e brezave që doni të shfaqen.
  8. Prekni me gisht për të përzgjedhur nëse doni që grafiku të shfaqë Linjat Familjare, Vendin e LindjesBurimet, Historitë, Fotografitë ose Ndihmat për Kërkimin.
  9. Vini gishtin në krye të kutisë së përzgjedhjes dhe rrëshqitni për poshtë.
  10. (Me dëshirë) Nëse personi kryesor kishte më shumë se 5 fëmijë, prekni me gisht te > për të parë pjesën e mbetur.
  11. (Me dëshirë) Mund ta zhvendosni një person tjetër në pozicionin kryesor. Prekni me gisht emrin dhe më pas prekni me gisht tre pikat (…) në pjesën lart djathtas. Prekni me gisht te Shih Këtë Pemë.

Hapat (Pema Familjare Varianti i Thjeshtuar)

Nuk mund ta shfaqni grafikun në formë erashke në Pemën Familjare Varianti i Thjeshtuar.

Artikuj të ngjashëm

Cilat janë pamjet e ndryshme të trungut familjar në Pemën Familjare?
Si t’i ndërroj pozicionet e prindit apo bashkëshortit/es për të ndryshuar shfaqjen e linjave familjare te Pema Familjare?

A ishte kjo e dobishme?