Si t’i vendos bashkëshortin/en ose prindërit e parapëlqyer te Pema Familjare?

Në Pemën Familjare, një person mund të ketë më shumë se 1 bashkëshort/e ose grup prindërish. Në këtë rast, mund të zgjidhni bashkëshortin/en ose prindërit e parapëlqyer që dëshironi të shikoni në pamjen e trungut familjar.

Këto janë ndikimet e vendosjes së bashkëshortit/es ose prindërve të parapëlqyer:

  • Shikoni të gjithë bashkëshortët dhe prindërit në faqen “Personi”.
  • Shikoni vetëm bashkëshortin/en dhe prindërit e parapëlqyer në pamjen e trungut familjar dhe në dokumentet e shtypura të grupeve familjare. Tregojnë vetëm pasardhësit dhe paraardhësit e bashkëshortit/es ose prindërve të parapëlqyer.
  • Vetëm ju i shikoni ndryshimet tuaja të bashkëshortit/es ose prindërve të parapëlqyer. Përdoruesit e tjerë mund të zgjedhin të tyret.
  • Bashkëshorti/ja ose prindërit e parapëlqyer mbeten të përcaktuar derisa t’i ndryshoni ju vetë.
  • Vendosja e një bashkëshorti/je ose prindërve të parapëlqyer ndikon në mënyrën se si funksionon Lidhësi i Burimit. Lidhësi i Burimit rreshton vetëm bashkëshortin/en dhe fëmijët e parapëlqyer të atij çifti.
  • Faqja “Personi” tregon çiftet sipas datës së martesës. Vendosja e prindërve të parapëlqyer nuk ndikon në rendin me të cilin prindërit shfaqen në faqen “Personi” të fëmijës.

Hapat (faqe interneti)

Pamja për së gjeri

  1. Te menuja në krye, klikoni te Pema Familjare dhe më pas klikoni te Pema.
  2. Në cepin e sipërm djathtas ekranit të pemës, klikoni te pamja e trungut familjar dhe më pas zgjidhni veçorinë Për së gjeri.
  3. Gjeni personin me shumë bashkëshortë ose prindër.
    • Nëse jeni duke zgjedhur një bashkëshort/e të parapëlqyer, vendoseni çiftin në pozicionin kryesor.
    • Nëse jeni duke zgjedhur një prind të parapëlqyer, vendoseni fëmijën në pozicionin kryesor.
  4. Për të shfaqur bashkëshortët ose prindërit e tjerë, klikoni te shigjeta për poshtë.
    • Për të zgjedhur bashkëshortët e parapëlqyer, përdorni shigjetën ngjitur me emrin e bashkëshortit/es.
    • Nëse zgjidhni prindërit e parapëlqyer, shigjeta është e vendosur në të majtë të kutisë që tregon prindërit.
  5. Klikoni te bashkëshorti/ja ose prindërit e parapëlqyer.

Faqja “Personi”

  1. Te menuja në krye, klikoni te Pema Familjare dhe më pas klikoni te Pema.
  2. Gjeni personin me shumë bashkëshortë ose prindër.
  3. Klikoni tek emri i personit. Në hollësitë që shfaqen, klikoni përsëri tek emri i personit.
  4. Klikoni te nënndarja Hollësitë.
  5. Rrëshqitni deri në fund te pjesa Pjesëtarët e Familjes.
  6. Klikoni te Vendos të Parapëlqyerin/ën.
  7. Në kutinë që shfaqet automatikisht, klikoni ose te nënndarja Bashkëshorti/ja i/e Parapëlqyer ose te Prindër të Parapëlqyer.
  8. Klikoni te bashkëshortët ose prindërit e parapëlqyer.
  9. Klikoni te Ruaj.

Hapat (programi për telefonat celularë)

  1. Në programin për telefonat celularë Pema Familjare, gjeni dhe prekni me gisht emrin e personit që shfaqet si bashkëshorti/ja ose prindi jo i parapëlqyer.
  2. Në shiritin poshtë emrit, prekni me gisht te Bashkëshortët ose Prindërit.
  3. Në të djathtë të bashkëshortit/es ose prindit tuaj të parapëlqyer, prekni me gisht te shigjeta e vogël gri.
  4. Pranë Bashkëshortit/es të/së Parapëlqyer ose Prindit të Parapëlqyer, prekni me gisht rrethin.
  5. Kur të ktheheni te pema, tani shfaqet bashkëshorti/ja ose prindi i parapëlqyer.

Hapat (Pema Familjare Varianti i Thjeshtuar)

Programi Pema Familjare Varianti i Thjeshtuar nuk ju lejon të përzgjidhni bashkëshortët ose prindërit e parapëlqyer.

Artikuj të ngjashëm

Çfarë bën pamja për së gjeri në Pemën Familjare?

A ishte kjo e dobishme?