Si t’i ndërroj bashkëshortët dhe prindërit në pamjen Paraardhësi i Parë te Pema Familjare?

Share

Pema Familjare zakonisht përzgjedh automatikisht bashkëshortin/en ose prindërit e parapëlqyer. Ekziston një mënyrë për t’i vendosur bashkëshortët ose prindërit e preferuar si të përhershëm, por ky artikull thjesht ju tregon se si t’i ndërroni përkohësisht bashkëshortët dhe prindërit në pamjen e trungut familjar të Paraardhësit të Parë.

Shënim: Nëse shtegu i verdhë i klanit të paraardhësit të parë kalon përmes një bashkëshorti/e ose grupi prindërish të caktuar, nuk do të mund t’i ndërroni ata pa ndryshuar paraardhësin e parë.

Hapat

  1. Te menuja në krye, klikoni te Pema Familjare, dhe më pas klikoni te Pema.
  2. Gjeni një paraardhës me bashkëshortë/e të shumtë/ta ose grupe prindërish:
    • Për të përzgjedhur një grup të ri prindërish, gjeni grupin aktual të prindërve që dëshironi të ndërroni dhe klikoni te kjo ikonë:
    • Për të përzgjedhur një bashkëshort/e të ri/re, gjeni bashkëshortin/en aktual/e që dëshironi të ndërroni dhe klikoni te kjo ikonë:
  3. Përzgjidhni bashkëshortin/en alternativ/e ose grupin e prindërve alternativ. Kjo mund ta shkëputë paraardhësin e parë nga personi në fokus, por ju gjithmonë mund të ktheheni mbrapsht duke klikuar të njëjtën ikonë dhe duke zgjedhur bashkëshortin/en ose prindërit e mëparshëm.

Artikuj të ngjashëm

Si t’i ndërroj pozicionet e prindit apo të bashkëshortit/es për të ndryshuar shfaqjen e linjave familjare te Pema Familjare?

A ishte kjo e dobishme?