Si ta përditësoj profilin tim të programit FamilySearch?

Te veçoritë tuaja të programit FamilySearch, përditësojeni profilin tuaj të programit FamilySearch për të ndryshuar emrin tuaj, numrin e identifikimit të kontaktit dhe vendin ku jetoni. Përdoreni këtë informacion për ta përshtatur mënyrën se si u shfaqeni përdoruesve të tjerë të programit FamilySearch, për të specifikuar se çfarë duhet të jetë e dukshme publikisht dhe çfarë duhet të mbahet private.

Shënim: Numri i identifikimit të kontaktit vlen për të njëjtën gjë si fusha e quajtur më parë “emri i kontaktit”.

Hapat (faqe interneti)

  1. Nënshkruajeni hyrjen në FamilySearch.
  2. Në cepin e sipërm djathtas, klikoni tek emri juaj dhe më pas klikoni te Veçoritë.
  3. Klikoni te Profili.
  4. Për ta ndryshuar portretin tuaj, klikoni te Redakto Portretin.
  5. Në krah të çdo kreu, klikoni te Redakto për të bërë ndryshime brenda asaj pjese.
  6. Për të bërë një ndryshim, klikoni te kutia e shenjimit “Private”.
  7. Klikoni te Ruaj.

Hapat (programi për telefonat celularë)

Programet Pema Familjare dhe Kujtimet për telefonat celularë nuk ju lejojnë ta redaktoni profilin tuaj të programit FamilySearch.

Hapat (Pema Familjare Varianti i Thjeshtuar)

Programi Pema Familjare Varianti i Thjeshtuar nuk ju lejon ta redaktoni profilin tuaj të programit FamilySearch.

Rrjedhojat

Numri juaj i vjetër i identifikimit i kontaktit shfaqet në FamilySearch deri në 24 orë pasi ta ndryshoni atë. Nëse përdorues të tjerë i ndjekin dokumentet që keni ndryshuar, numri juaj i vjetër i identifikimit i kontaktit shfaqet ende derisa sistemi të përditësohet plotësisht.

Artikuj të ngjashëm

Rreth Profilit në Programin FamilySearch
Si ta përditësoj informacionin e kontaktit në llogarinë time?
Si ta ndryshoj emrin e përdoruesit apo fjalëkalimin tim?

A ishte kjo e dobishme?