Rreth Profilit në Programin FamilySearch

Të gjithë ata që regjistrohen në programin FamilySearch, kanë një profil të llogarisë. Redaktojeni profilin tuaj për ta përshtatur mënyrën se si u shfaqeni përdoruesve të tjerë të programit FamilySearch, çfarë duhet të jetë e dukshme publikisht dhe çfarë duhet të mbahet private.

Profili juaj përfshin veçoritë vijuese të informacionit:

Portreti: Ngarkimi i një fotografie të profilit te llogaria juaj e programit FamilySearch, mund t’ju ndihmojë të dalloheni nga mbajtësit e tjerë të llogarive me një emër të ngjashëm. Merrni parasysh të ngarkoni një fotografi të stilizuar ose një grafikë të parapëlqyer nëse nuk ndiheni rehat që të afishoni një fotografi reale. Nëse nuk keni ngarkuar një fotografi, hapësira e portretit do të shfaqë shkronjën e parë të numrit të identifikimit të kontaktit të llogarisë suaj në programin FamilySearch.

Emri: Ky është emri me të cilin njiheni në programin FamilySearch. Është gjithnjë i dukshëm për të tjerët dhe mund të jetë një emër i plotë, i pjesshëm ose edhe një nofkë. Derisa ta individualizoni këtë fushë, numri juaj i identifikimit të kontaktit do të përdoret në fushën e emrit. Emri që zgjidhni NUK ka pse të jetë i pashoq për ju dhe mund të jetë diçka që e mbron identitetin tuaj ndërkohë që i lejon edhe ata që i njihni, që t’ju gjejnë.

Numri i Identifikimit të Kontaktit: Numri i identifikimit të kontaktit caktohet për llogarinë tuaj gjatë regjistrimit. Ai mund të redaktohet por duhet të mbetet i pashoq, që do të thotë se 2 persona nuk mund të kenë të njëjtin numër identifikimi të kontaktit. Ky numër identifikimi lidhet me gjithçka që ju shtoni apo redaktoni në programin FamilySearch. Mos përdorni karaktere pikësimi në numrin tuaj të identifikimit të kontaktit.

Vendndodhja: Profili juaj përfshin një hapësirë për vendin ose rajonin tuaj. Kjo është një fushë që kërkohet, por mund të bëhet private. Bërja publike e vendndodhjes suaj të përgjithshme ju ndihmon që të dalloheni nga përdorues të tjerë të programit FamilySearch, në rastin kur miq ose kërkues të tjerë po mundohen të vihen në kontakt me ju.

Llogaritë Private

Disa llogari caktohen automatikisht si llogari private.

Nën 18 vjeç: Llogaritë për ata që janë nën moshën 18 vjeç janë të paracaktuara automatikisht si private. Mbajtësi i llogarisë mund ta përditësojë informacionin e profilit, por profili do të jetë gjithmonë privat. Nëse jeni 18 vjeç ose më të mëdhenj dhe llogaria juaj është shenjuar si “Private”, verifikoni që ta keni shkruar saktë informacionin tuaj të datës së lindjes te veçoritë e llogarisë.

Kufizimet Qeveritare: Disa qeveri ose kultura e kufizojnë sasinë e informacionit vetjak që mund të mblidhet ose bëhet publik nga një faqe interneti. Nëse besoni që llogaria juaj është shenjuar gabimisht si “Private”, shkoni te Veçoritë e programit FamilySearch dhe sigurohuni që informacioni juaj i Vendit ose Rajonit të jetë përzgjedhur saktë.

A ishte kjo e dobishme?