Pema Familjare: Cilat Janë të Rejat

Share

Pemët e grupeve familjare
Pemët e grupeve familjare janë tani në dispozicion për të gjithë përdoruesit e Pemës Familjare. Nuk ju nevojitet më që të shkoni te Laboratorët e Programit FamilySearch për të pasur një pemë të përbashkët me familjarët tuaj të gjallë.

Administrim i përmirësuar i grupeve
Krijimi, administrimi dhe bashkëpunimi brenda grupeve familjare është përmirësuar dhe zgjeruar. Grupet tani mund të kenë një pemë të përbashkët, të përzgjedhin një pemë të parapëlqyer dhe të qëndrojnë të informuar nëpërmjet tabelës së njoftimeve familjare.


null

Grafiku i ri në formë erashke
Ne e kemi përditësuar grafikun në formë erashke duke i ruajtur të gjitha veçoritë të cilat aktualisht i pëlqeni fort. Pamja është përmirësuar paksa.

  • Ngjyrat. Ngjyrat janë zbutur paksa. Teksti tani është i zi në një sfond të bardhë, gjë që e përmirëson kontrastin dhe lexueshmërinë.
  • Menuja e mundësive. Menuja Mundësitë ka ruajtur të njëjtët zëra, por pamja e saj është përditësuar.
  • Pamja e Errët. Mundësia Vër Ngjyra të Anasjella është zëvendësuar me pamjen E Errët. (Klikoni te  për të bërë ndërrimin.) Kur është i aktivizuar qoftë grafiku në formë erashke edhe sfondi errësohen. Më parë, errësohej vetëm sfondi.

null

Pamja e re vertikale
Pamja e re vertikale te Pema Familjare është përmirësuar për t’jua bërë më të lehtë që të shihni dhe lundroni përmes familjesh të tëra dhe linjash të shumta prejardhjeje njëherazi.


null

Pamja me Kontrast të Lartë
Në Veçoritë e Mia të Formatit, Mundësia e re e Kontrastit të Lartë e bën faqen e personit më të lehtë për t’u lexuar.


null

  • Fleta anësore e burimeve. Tani mund t’i shihni burimet e një personi nga nënndarja Hollësitë. Te pjesa Mjetet, klikoni te Burimet. Burimet shfaqen në një listë përgjatë anës së djathtë të ekranit.
  • Vendosje e përmirësuar e burimeve. Tani mund të etiketoni burime për të gjitha llojet e informacionit në pjesët Të Dhënat mbi Jetën dhe Informacione të Tjera.
  • Veçoritë e Mia të Formatit. Tani mund ta riorganizoni nënndarjen Hollësitë:
    • Mund të zgjidhni ta paraqitni informacionin te pjesët Të Dhënat mbi Jetën dhe Informacione të Tjera në 1 ose 2 kolona.
    • Ndryshojeni rendin e pjesëve.
  • Shënimet për Alarme. Tani për çdo person te Pema Familjare paraqiten shënime për alarme që i njoftojnë përdoruesit e tjerë se ka shënime nga puna kërkimore apo paralajmërime, të cilat duhet t’i lexojnë përpara se të bëjnë redaktime.
  • Lidhje të Tjera Familjare. Tani mund të regjistroni lidhje familjare midis njerëzve që nuk kanë lidhje të drejtpërdrejta prind‑fëmijë ose lidhje bashkëshortore.
  • Filtrim dhe format i përmirësuar i nënndarjes së kujtimeve.
  • Rreth Nënndarjes. Faqja e re e personit ka një nënndarje të quajtur “Rreth” që siguron një mënyrë angazhuese për të mësuar rreth një personi te Pema Familjare.

Dhe më shumë! Shihni se cilat janë të rejat e tjera.

A ishte kjo e dobishme?