A mund të ngarkoj një material në format PDF te Kujtimet?

Mund të ngarkoni një material në format PDF te Kujtimet në FamilySearch. Nëse ngarkoni një material në format PDF, jini të vetëdijshëm për sa vijon:

  • Programi FamilySearch e ruan formatimin e materialit në format PDF, të tillë si ndarjen e faqeve, formatin dhe llojet e shkrimit. 
  • Sistemi i ruan materialet në format PDF si dokumente. Ju nuk mund t’i ngarkoni si fotografi apo histori ose t’i ndryshoni ato në fotografi apo histori.
  • Nuk mund ta shoqëroni me një material në format PDF një fotografi që e ngarkuat veçmas në FamilySearch. Fotografia duhet të përfshihet brenda materialit në format PDF.
  • Nëse materiali në format PDF përmban fotografi, ju nuk mund t’i etiketoni fotografitë me personat në Pemën Familjare.
  • Nuk mund ta përdorni veçorinë Gjej te Kujtimet për të kërkuar fotografi ose tekste brenda dokumenteve në format PDF. Veçoria Gjej kërkon vetëm fjalët e titullit dhe përshkrimin e materialit në format PDF.

Artikuj të ngjashëm

Si t’i përdor kujtimet te programi FamilySearch për të ruajtur historitë nga jeta e paraardhësve të mi?
Si të ngarkoj kujtime në FamilySearch?
Përse nuk është ngarkuar ende fotografia ose dokumenti im?

moduleTitle