Broshura “Familja Ime: Histori që na Bashkojnë” është një mjet për të mbledhur dhe ruajtur historinë tuaj familjare. Broshura është në dispozicion në format letre. Broshurën mund ta gjeni në
anglisht, armenisht, bullgarisht, çekisht, danisht, estonisht, finlandisht, fixhianisht, frëngjisht, greqisht, gjermanisht, holandisht, hungarisht, indonezisht, islandisht, italisht, kinezisht të thjeshtuar, kmerisht, kreolishte haitiane, kroatisht, letonisht, lituanisht, malagasisht, malajisht, maqedonisht, mongolisht, norvegjisht, polonisht, rumanisht, samoanisht, serbisht, sllovakisht, sllovenisht, spanjisht, suedisht, shqip, tajlandisht, tonganisht, ukrainisht dhe vietnamisht.
Mund të merrni kopje në shumë vende:
- Dyqani në Internet i Kishës.
- Një qendër vendore e programit FamilySearch.
- Nga një lagje ose degë vendore e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. (Udhëheqësit vendorë mund të marrin kopje nga qendra juaj më e afërt e shpërndarjes ose Dyqani në Internet i Kishës.)
Broshura digjitale
Më 4 nëntor 2019, programi FamilySearch e hoqi nga qarkullimi variantin digjital të broshurës. Mund ta shihni dhe redaktoni informacionin te FamilySearch.org. Ju gjithashtu mund të shtypni në letër atje tabelat e trungut familjar, grafikët në formë erashke dhe dokumentet e grupeve familjare.
- Fotografitë dhe historitë: Gjejini fotografitë dhe historitë tuaja te Galeria e Kujtimeve tuaja dhe në programin për telefonat celularë Kujtimet.
- Pjesëtarët e familjes: Gjeni informacion rreth pjesëtarëve të familjes te Pema Familjare. Mund ta shihni Pemën Familjare në internet, në programin për telefonat celularë Pema Familjare dhe te Pema Familjare Varianti i Thjeshtuar.
- Nëse nuk e shihni informacionin te Pema Familjare, shkruajeni sërish. Kërkojmë ndjesë për shqetësimin. Edhe nëse do t’ju duhet të shtoni pjesëtarë të familjes sërish, fotografitë dhe historitë i keni në Galerinë tuaj.
Për të hedhur të dhënat nga një broshurë te programi FamilySearch, ne sugjerojmë të përdorni ose Pemën e plotë Familjare në këndin e internetit FamilySearch.org ose programin Pema Familjare Varianti i Thjeshtuar.
Artikuj të ngjashëm
Si t’i shkarkoj programet e FamilySearch për telefonat celularë?
Si t’i përdor kujtimet te programi FamilySearch për të ruajtur historitë e jetës së paraardhësve të mi?
Si t’i shtyp në letër grafikët në formë erashke dhe tabelat e trungut familjar te Pema Familjare?
Si ta shtoj një pjesëtar të familjes në trungun familjar te Pema Familjare?