Ruajini Kujtimet Familjare
Ruajini Kujtimet Familjare
Provojini këto veprimtari të thjeshta për të filluar ruajtjen dhe shpërndarjen e thesareve të rëndësishme të familjes suaj.
Këtu janë disa veprimtari me të cilat të filloni nga puna.
Jeta është e përbërë nga histori që i dokumentojnë gëzimet dhe tragjeditë e saj. Ruajtja e historive tona mund t’i bekojë brezat e së ardhmes.
4 hapa
Ngarkoni dhe shpërndani një fotografi
Step 2: Prekni me gisht butonin (+). Zgjidhni një fotografi nga kujtesa e kompjuterit tuaj ose nga shiriti fotografik i aparatit tuaj celular.
Mund ta merrni një figurë edhe nga rrjetet Google, Facebook, ose Instagram.
Step 3: Shtoni informacione të rëndësishme si kush (ose çfarë) është në fotografi, një titull, një përshkrim, një datë dhe vend.
Step 4: Klikoni te Shpërndaje dhe zgjidhni se si do të donit ta shpërndanit fotografinë.
5 hapa
Tregoni një histori - Shënoni një kujtim
Step 2: Historitë mund të shtypen në tastierë ose të shtohen si materiale PDF ose zanore.
Step 3: Shtypni butonin Shto një Kujtim (+) dhe zgjidhni butonin Krijo një Histori (nga kompjuteri) ose Shkruaj një Histori (nga celulari).
Step 4: Shkruani një titull për historinë.
Step 5: Shkruajeni tekstin e historisë duke përdorur tastierën e aparatit tuaj ose mundësinë e diktimit.
Mos u shqetësoni nëse historia duket e shkurtër ose nëse nuk keni kohë për ta rishikuar dhe redaktuar. Përqendrohuni te rrokja e kujtimit – ai nuk ka pse të jetë i përsosur. Mund të ktheheni dhe ta redaktoni nëse nevojitet.
Step 6: Vendoseni shikueshmërinë që të jetë ose Private ose Publike.
Step 7: Fakultative: Shtoni fotografi që ndihmojnë për ta ilustruar historinë.
Step 8: Prekni me gisht butonin Ruaj.
Step 9: Historia u ruajt në kujtimet tuaja. Mund ta shpërndani hallkën lidhëse në mesazh elektronik ose mesazh në celular ose nëpërmjet rrjeteve shoqërore.