Zotimi Ynë ndaj Mundësisë së Përdorimit
Jemi të përkushtuar të garantojmë që burimet tona gjenealogjike të jenë të përdorshme për të gjithë individët, përfshirë ata me aftësi të kufizuara.
Mundësia e Përdorimit nga Fundi në Krye
Programi FamilySearch e harmonizon mundësinë e përdorimit brenda projektimit dhe zhvillimit të këndeve tona të internetit dhe programeve tona elektronike. Ne përpiqemi fort të ecim në përputhje meWeb Content Accessibility Guidelines [Orientimet mbi Mundësinë e Përdorimit të Përmbajtjeve në Internet] (WCAG) [OMPPI]për të siguruar që platformat tona të jenë të perceptueshme, të përdorshme, të kuptueshme dhe qëndrueshme. Ne kërkojmë në mënyrë aktive përshtypjet e përdoruesve që të përcaktojmë fushat për përmirësim dhe që t’i përmirësojmë vazhdimisht mjetet tona digjitale për t’u shërbyer më mirë familjeve anembanë botës.
Veçoritë e Mënyrës së Përdorimit
Për të përkrahur nevoja të larmishme, programi FamilySearch ofron veçori të tilla si:
- Përputhshmëri me lexuesin e ekranit për përdoruesit që janë të verbër ose që kanë shikim të dobët.
- Përkrahje për lundrimin nëpër tastierë për përdoruesit me aftësi të kufizuara lëvizshmërie.
- Titra transkriptimi për përmbajtjet filmike për përdoruesit që kanë probleme me dëgjimin.
- Formate të përdorshme për dokumente dhe burime gjenealogjike, përfshirë një numër në rritje të figurave të dokumenteve me transkriptime që bazohen në tekst.
Si Po Ecim?
Nëse ndeshni vështirësi përdorimi ndërkohë që përdorni këndin tonë të internetit apo programet tona elektronike, ose keni sugjerime për përmirësimin e përvojës, ju lutemi të viheni në kontakt me ne tesupport@FamilySearch.org. Përshtypjet tuaja na ndihmojnë ta përmirësojmë këndin FamilySearch.org për të gjithë vizitorët e tij.
Vihuni në Kontakt me Sektorin e Përkrahjes