Përfshihuni

Përfshihuni

Provojeni këtë veprimtari për të ndihmuar që të bëhet një ndryshim për kërkuesit anembanë botës.

Çfarë është indeksimi?

Indeksimi është një projekt vullnetar që i bën imazhet e dokumenteve historike – si përfundime nga regjistrimet e popullsisë ose afishet e vdekjeve – të kërkueshme në internet. Është një mënyrë e bukur për t’i kthyer ndihmesë komunitetit të gjenealogjisë dhe për t’i bërë të mundura zbulimet e familjarëve.

Si funksionon kjo

Një imazh i paindeksuar i një dokumenti historik nuk mund të gjendet në një kërkim. Nuk ka fjalë kyç të lidhura me të që të gjenden.

Një indeksues vullnetar e sheh dokumentin në programin e indeksimit dhe hedh në sistem informacionet e rëndësishme, si emrat, datat dhe vendet. Imazhi i indeksuar që del si rezultat, u shtohet dokumenteve të kërkueshme që janë në dispozicion falas në FamilySearch.

Indeksimi financohet dhe drejtohet nga programi FamilySearch, një shërbim i siguruar nga Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme.

Provojeni

Vizitojeni faqen kryesore të Indeksimit për të nënshkruar hyrjen në FamilySearch dhe përzgjidhni një “grup” imazhesh për t’u indeksuar. Janë në dispozicion projekte në shumë gjuhë të ndryshme. Shpenzoni aq shumë ose pak kohë sa të keni. Ka burime ndihme të përfshira në sistem për t’iu përgjigjur pyetjeve.