0:00 / 0:00
videoCompanion
Using the View Relationship Feature in Family Tree
nullShikuesi i lidhjes familjare përllogarit lidhjen tuaj familjare me një person te Pema Familjare dhe paraqet një grafik që shfaq të afërmit e drejtpërdrejtë midis jush dhe personit. Në krye të grafikut, mund të shihni lidhjen tuaj familjare, si Gjyshja Ime ose Kushëriri/a Im/e i/e Parë. Nëse nuk u gjet asnjë lidhje familjare, shikuesi paraqet mesazhin “Lidhje Familjare e Panjohur”.
Hapat (këndi i internetit)
Pamjet për së Gjeri, Vertikale, në Formë Erashke dhe të Pasardhjes
- Te menuja në krye, në të djathtë të logos së programit FamilySearch, klikoni te Pema Familjare dhe më pas klikoni te Pema.
- Gjeni personin me të cilin dëshironi të shihni se çfarë lidhje familjare keni.
- Klikoni tek emri i personit. Në hollësitë që shfaqen, klikoni sërish tek emri i personit.
- Te shiriti i emrit, klikoni te Shih Lidhjen Familjare.
- Për ta zmadhuar ose zvogëluar pamjen, klikoni te + ose -.
- Nëse shihni dikë te menuja Shih Lidhjen Familjare që dëshironi ta shihni te Pema Familjare, klikoni tek emri.
- Për të parë bashkëshortët/et e njerëzve te vija e lidhjeve familjare, klikoni te Shfaq Bashkëshortët/et.
Pamja Paraardhësi i Parë
- Te menuja në krye, klikoni te Pema Familjare dhe më pas klikoni te Pema.
- Gjeni personin me të cilin dëshironi të shihni se çfarë lidhje familjare keni.
- Klikoni tek emri i personit. Do të hapet një fletë anësore.
- Te kutia e emrit, klikoni te Shih Lidhjen Familjare.
- Për të paraqitur bashkëshortin/en e çdo personi te grafiku, klikoni te Shfaq Bashkëshortët/et. Klikoni tek e njëjta mundësi për t’i hequr bashkëshortët/et nga grafiku.
- Për të paraqitur një person në grafikun te Pema Familjare, klikoni tek emri. Më pas klikoni ose te Personi ose te Pema.
- Për ta zmadhuar ose zvogëluar pamjen, klikoni te + ose -.
Hapat (programi për telefonat celularë)
- Hapni faqen e hollësive të Personit për një paraardhës.
- Në cepin e sipërm djathtas, prekni me gisht 3 pikat.
- Prekni me gisht te Shih Lidhjen Time Familjare.
Hapat (Pema Familjare Varianti i Thjeshtuar)
Pema Familjare Varianti i Thjeshtuar nuk e shfaq lidhjen tuaj familjare me një person te Pema Familjare. Në vend të këtyre, ju lutemi, përdorni këndin e internetit.
Artikuj të ngjashëm
Si ta shoh lidhjen time familjare me një person te Kujtimet?
Si e përcakton shikuesi i lidhjes familjare te Pema Familjare nëse kam lidhje familjare apo jo?