Bëni pemën tuaj familjare falas
Filloni nga puna me ndërtuesin tonë të automatizuar të pemëve familjare. Shikojeni pemën tuaj tek rritet dhe bëni zbulime mbi trashëgimitë familjare.


Ndërtimi i Pemës Familjare është thjeshtuar
Paralelisht do t’ju udhërrëfejë ndërtuesi i automatizuar i pemëve. Ju do të filloni duke shtuar prindërit dhe gjyshërit tuaj. Mos u shqetësoni; i gjithë informacioni rreth njerëzve të gjallë mbahet privat.
Pema Familjare më e madhe e përbashkët
Ndërsa shtoni atë që dini, sistemi do të fillojë të kërkojë paraardhësit tuaj në Pemën Familjare Mbarëbotërore. Kur gjendet një përkim, i gjithë ai informacion i ri mund të shtohet në vetë degët tuaja.


Kërkoni nëpër miliarda dokumente në mënyrë automatike
FamilySearch ka miliarda dokumente historike të tilla si dokumente lindjeje, nekrologji dhe dokumente të regjistrimeve të përgjithshme të popullsisë. Pema Familjare bën një kërkim automatik për paraardhësit tuaj nëpër këto dokumente dhe ju jep të dhëna ndihmëse, gjë që nxit zbulime të reja.
Gjithçka në FamilySearch është falas
Regjistrohuni që të keni qasje te Pema Familjare, te miliarda dokumente historike dhe shumë më tepër.