Shkyçni zbulime të reja me mjetin Kërkimi në Tërë Tekstin 

Kërkoni brenda dokumenteve historike që nuk janë indeksuar, për të zbuluar emra, data dhe hollësi që nuk mund të gjenden me mënyra standarde kërkimi.

Filloni kërkimin tuaj

Bëj kërkim për një koleksion specifik

Dokumenti i paraardhësit tuaj i përket një koleksioni dokumentesh të ngjashme. Kërkimi në një koleksion të caktuar është një mënyrë për ta kufizuar kërkimin tuaj. Nëse nuk e dini titullin e saktë të koleksionit, filloni ta shtypni në tastierë dhe do të përpiqemi t’ju ndihmojmë.

p.sh. Alabama, Testamentet dhe Aktet, rreth viteve 1700–2017

Shfletoji Të Gjitha Koleksionet

Dy Mënyra Kërkimi

Bëjeni kërkimin në mënyrën më funksionale për ju. Kërkimi në Tërë Tekstin ju siguron dy mënyra për të gjetur dokumente:

Kërkimi i Thjeshtë

Përshkruani me fjalët tuaja se kë apo çfarë po kërkoni dhe na lini të merremi ne me gjithçka tjetër.

Kërkimi i Përparuar

Plotësojeni me hollësi specifike si emri, data dhe vendi kurdo që doni të keni më shumë kontroll mbi rezultatet që merrni.

Kaloni sa te njëri tek tjetri në çdo kohë duke përdorur nënndarjet sipër.

Si të përdoret mjeti Kërkimi në Tërë Tekstin në programin FamilySearch

Në shumicën e rasteve, një fjalë e vetme kyç është e mjaftueshme për të filluar. Pastaj, në varësi të rezultateve tuaja, shtoni ose hiqni fjalë apo vërini në zbatim filtrat për ta përmirësuar kërkimin tuaj.

Shkruajini fjalët tuaja kyç

Ato mund të jenë një emër ose ndonjë hollësi tjetër që mendoni se mund t’ju ndihmojë të gjeni paraardhësin tuaj.

Vërini në zbatim filtrat për saktësi

Këto gjenden në anën e majtë të ekranit, poshtë termave për të cilët keni bërë kërkime.

Shqyrtojini rezultatet tuaja

Rregullojini filtrat ose fjalët kyç derisa të keni ekuilibrin e duhur mes cilësisë dhe sasisë.

Mënyra se si mjeti Kërkimi në Tërë Tekstin e transformon kërkimin tuaj

Kurseni kohë ndërkohë që zbuloni hollësi që nuk janë në dispozicionin tuaj me mënyra të tjera kërkimi.

  • Fitoni mundësi të hershme përdorimi të dokumenteve duke bërë kërkime në koleksionet që nuk janë indeksuar ende.

  • Nuk jeni i/e sigurt për emrin e paraardhësit/es tuaj/suaj? Tentoni me një vend, datë, ngjarje ose hollësi tjetër që mund të jetë e lidhur me të.

  • Bëni kërkim për çdo fjalë që përmban dokumenti, përfshirë çdo shënim.

Pyetje që Bëhen Rëndom