Anëtarët e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme mund ta shtojnë numrin e tyre të dokumentit në Kishë në llogarinë e tyre në programin FamilySearch. Llogaritë e lidhura me një numër dokumenti në Kishë kanë të drejtë hyrjeje te veçoritë për anëtarët e Kishës. Nëse nuk e shtuat numrin tuaj kur e krijuat llogarinë tuaj, ju mund ta shtoni atë më vonë. Nëpunësi i lagjes ose i degës suaj mund t’ua japë numrin. Numri është gjithashtu në dispozicion në programin kompjuterik Mjetet e Anëtarit.
Hapat (këndi i internetit FamilySearch.org)
- Nënshkruajeni hyrjen në faqen https://familysearch.org/
- Në pjesën e sipërme në të djathtë të ekranit, klikoni tek emri juaj.
- Klikoni te Veçoritë.
- Klikoni te nënndarja Llogaria.
- Shtojeni numrin tuaj të dokumentit në Kishë te llogaria juaj:
- Nga fundi i ekranit, klikoni te Shto Numrin e Dokumentit në Kishë. Shënim: Nëse nuk e shihni këtë veçori, do të thotë se numri juaj i dokumentit në Kishë është i lidhur tashmë me llogarinë tuaj në programin FamilySearch.
- Shkruani informacionin:
- Emrin dhe mbiemrin
- Datën e lindjes
- Çdo zero paraprijëse që është pjesë e numrit 11‑shifror të dokumentit në Kishë. Nuk kërkohen vizat.
- Klikoni te Ruaj.
- Nënshkruani daljen dhe nënshkruani hyrjen sërish.
Nëse merrni një mesazh gabimi që tregon se numri ose data juaj e lindjes është e pasaktë, ka gjasë që i keni shkruar gabim ose njërën, ose të dyja. Ju lutemi:
- Provoni ta shkruani përsëri datën tuaj të lindjes dhe numrin tuaj të dokumentit në Kishë. Bëni kujdes që të shkruani shifrat e sakta.
- Vihuni në kontakt me nëpunësin tuaj të njësisë për të verifikuar që data juaj e lindjes është e saktë në dokumentin tuaj të Kishës.
- Vihuni në kontakt me nëpunësin tuaj të njësisë për të verifikuar që numri juaj i dokumentit në Kishë është i saktë.
Hapat (këndi i internetit ChurchofJesusChrist.org)
- Nënshkruani hyrjen te faqja https://ChurchofJesusChrist.org.
- Në pjesën e sipërme në të djathtë të ekranit, klikoni te fotografia juaj ose ikona.
- Klikoni te Veçoritë e Llogarisë.
- Në të djathtë, klikoni tek Anëtarësia.
- Shkruani të 13 karakteret e numrit tuaj, përfshirë vizat.
- Në fund të faqes, klikoni te Ruaj Ndryshimet.
Pasi të shtoni numrin tuaj të dokumentit, nënshkruani hyrjen te FamilySearch.org, duke shkuar te këndi i internetit, klikoni te Nënshkruani Hyrjen lart në të djathtë, më pas përdorni mundësinë Vazhdoni me Llogarinë e Kishës.
Hapat (Për telefonat celularë)
Nuk ka asnjë mundësi në programet për telefonat celularë për të shtuar te llogaria juaj numrin tuaj të dokumentit në Kishë. Duhet të dilni nga programi dhe të përdorni një shfletues interneti në pajisjen tuaj dhe më pas të ndiqni hapat e mësipërm për këndet e internetit FamilySearch.org ose ChurchofJesusChrist.org.
Mesazhi “Përdoruesi ekziston tashmë”
Mesazhi “Duket sikur e keni tashmë një llogari si anëtar”, do të thotë që numri juaj i dokumentit në Kishë është shtuar te një llogari ekzistuese. Mbase ju e keni hapur llogarinë për të përdorur produkte të tjera kompjuterike të Kishës. Mund ta shtoni numrin tuaj të dokumentit në Kishë vetëm te një llogari. Shihni artikullin përkatës më poshtë për ndihmë shtesë nëse numri juaj i dokumentit në Kishë është tashmë në përdorim.
Artikuj të ngjashëm
Ku mund ta gjej numrin tim të dokumentit në Kishë?
Harrova fjalëkalimin ose emrin tim të përdoruesit për programin FamilySearch
Kur provoj të shtoj numrin tim të dokumentit në Kishë në llogarinë time, marr mesazhin që numri im i dokumentit në Kishë është tashmë në përdorim