Harrova fjalëkalimin ose emrin tim të përdoruesit për programin FamilySearch

Share

Ju mund ta rimerrni një emër përdoruesi të harruar ose të rivendosni një fjalëkalim të harruar për llogarinë tuaj në programin FamilySearch duke përdorur cilëndo mundësi që lidhet drejtpërdrejt me llogarinë tuaj:

  • Numrin tuaj të telefonit celular
  • Adresën tuaj të postës elektronike

Shënim: Mundësia për të përdorur një numër telefoni celular për rimarrjen e llogarisë mund të mos jetë në dispozicion në zonën tuaj.

Ju mund të rimerrni një emër përdoruesi ose të rivendosni një fjalëkalim vetëm për një llogari të aktivizuar në programin FamilySearch. Nëse keni bërë regjistrimin për një llogari në programin FamilySearch dhe nuk është aktivizuar ende, ju lutemi, vihuni në kontakt me Sektorin e Përkrahjes së programit FamilySearch.

Hapat (këndi i internetit)

  1. Në cepin e sipërm në të djathtë të këndit të internetit të programit FamilySearch, klikoni te Nënshkruani Hyrjen.
  2. Bëni një nga sa vijon, në varësi të faktit nëse keni harruar vetëm emrin tuaj të përdoruesit, vetëm fjalëkalimin tuaj ose të dyja: 
    • Vetëm emrin e përdoruesit: Klikoni tek Harruat emrin e përdoruesit ose fjalëkalimin poshtë fushës Fjalëkalimi.
    • Vetëm fjalëkalimin: Klikoni te Harruat emrin e përdoruesit ose fjalëkalimin poshtë fushës Fjalëkalimi.
    • Të dyja: Klikoni tek Harruat emrin e përdoruesit ose fjalëkalimin poshtë fushës Fjalëkalimi. Pastaj, në ekranin tjetër, klikoni te kutia përzgjedhëse krahas mundësisë Nuk e mbaj mend fjalëkalimin tim.
  3. Përzgjidhni një metodë rimarrjeje bazuar në informacionin që dhatë gjatë regjistrimit.
    • Telefoni celular: Shkruani numrin e telefonit tuaj celular. Një kod verifikimi vjen tek ai numër. Shkruajeni kodin e verifikimit në fushën e dhënë te https://www.familysearch.org/identity/recovery/reset dhe klikoni te Në rregull.
    • Adresa e postës elektronike: Shkruani adresën tuaj të postës elektronike. Ju vjen një mesazh i postës elektronike me të gjithë emrat e përdoruesve që lidhen me atë llogari të postës elektronike. Hapeni mesazhin e postës elektronike dhe klikoni tek emri i përdoruesit që dëshironi të përdorni.
  4. Çfarë ndodh më pas varet nga ajo që përcaktuat se e keni harruar:
    • Vetëm emrin e përdoruesit: Faqja për të nënshkruar hyrjen shfaqet sërish, me emrin tuaj të përdoruesit të plotësuar automatikisht. Tani ju mund të shkruani fjalëkalimin tuaj dhe të nënshkruani hyrjen. Ose, nëse zbuloni se harruat edhe fjalëkalimin tuaj, klikoni te fjalëkalimi për ta rivendosur atë.
    • Vetëm fjalëkalimin: Shfaqet mundësia për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.
    • Të dyja: Shfaqet mundësia për të rivendosur fjalëkalimin tuaj. Emri juaj i përdoruesit shfaqet në ekran.
  5. Nëse është e nevojshme, rivendoseni fjalëkalimin tuaj:
    1. Shkruani një fjalëkalim të ri.
    2. Verifikojeni fjalëkalimin e ri.
    3. Klikoni te Rivendos.

Hapat (programet për telefonat celularë)

  1. Hapni ose programin për telefonat celularë Pema Familjare ose Kujtimet në aparatin tuaj celular Android ose Apple iOS.
    Shënim: Mundësia për të përdorur një numër telefoni celular për rimarrjen e llogarisë mund të mos jetë në dispozicion në zonën tuaj.
  2. Prekni me gisht te Nënshkruani Hyrjen.
  3. Prekni me gisht te Vazhdoni me Emrin e Përdoruesit.
  4. Prekni me gisht te Keni Nevojë për Ndihmë për të Nënshkruar Hyrjen?
  5. Prekni me gisht njërën nga mundësitë: 
    • Harruat vetëm emrin tuaj të përdoruesit – prekni me gisht te Harruat emrin e përdoruesit?
    • Harruat vetëm fjalëkalimin tuaj – prekni me gisht te Harruat fjalëkalimin?
    • I harruat që të dyja – prekni me gisht te Harruat emrin e përdoruesit? Pastaj, në ekranin tjetër, prekni me gisht te kutia përzgjedhëse në krah të mundësisë Nuk e mbaj mend fjalëkalimin tim.
  6. Prekni me gisht që të zgjidhni një metodë rimarrjeje bazuar në informacionin që dhatë gjatë regjistrimit. Shkruani informacionin dhe prekni me gisht te Në rregull.
    • Numri i telefonit celular: Shkruani numrin e telefonit tuaj celular. Një kod verifikimi vjen tek ai numër. Shkruajeni kodin e verifikimit në fushën e dhënë te https://www.familysearch.org/identity/recovery/reset dhe prekni me gisht te Në rregull.
    • Adresa e postës elektronike: Shkruani adresën tuaj të postës elektronike. Ju vjen një mesazh i postës elektronike me të gjithë emrat e përdoruesve që lidhen me atë llogari të postës elektronike. Hapeni mesazhin e postës elektronike. Klikoni tek Emri juaj i Përdoruesit. Shfaqet automatikisht një mundësi që ju lejon për të rivendosur fjalëkalimin tuaj. Shkruani një fjalëkalim dhe ndiqni udhëzimet në ekran.
  7. Çfarë ndodh më pas varet nga ajo që përcaktuat se e keni harruar:
    • Vetëm emrin e përdoruesit: Faqja për të nënshkruar hyrjen shfaqet sërish, me emrin tuaj të përdoruesit të plotësuar automatikisht. Tani mund ta shkruani fjalëkalimin tuaj dhe të nënshkruani hyrjen. Ose nëse zbuloni se harruat edhe fjalëkalimin tuaj, prekni me gisht te Harruat fjalëkalimin?
    • Vetëm fjalëkalimin: Shfaqet mundësia për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.
    • Të dyja: Shfaqet mundësia për të rivendosur fjalëkalimin tuaj. Emri juaj i përdoruesit shfaqet në ekran.
  8. Nëse është e nevojshme, rivendoseni fjalëkalimin tuaj:
    1. Shkruani një fjalëkalim të ri.
    2. Verifikojeni fjalëkalimin e ri.
    3. Prekni me gisht te Rivendos.

Hapat (Pema Familjare Varianti i Thjeshtuar)

  1. Shkoni te Pema Familjare Varianti i Thjeshtuar.
  2. Nëse e mbani mend emrin tuaj të përdoruesit, shkruajeni atë dhe klikoni te Nënshkruani Hyrjen. Nëse e keni harruar emrin tuaj të përdoruesit, ju mund ta rigjeni atë:
    1. Klikoni te Harruat Emrin e Përdoruesit?
    2. Përzgjidhni një metodë rimarrjeje që është në dispozicion për llogarinë tuaj.
      • Telefoni celular: Shkruani numrin e telefonit tuaj celular. Një kod verifikimi vjen tek ai numër. Shkruajeni kodin e verifikimit në fushën e dhënë te https://www.familysearch.org/identity/recovery/reset dhe klikoni te Vazhdo.
      • Adresa e postës elektronike: Shkruani adresën tuaj të postës elektronike. Ju vjen një mesazh i postës elektronike me të gjithë emrat e përdoruesve që lidhen me atë llogari të postës elektronike. Hapeni mesazhin e postës elektronike. Klikoni tek Emri juaj i Përdoruesit, shfaqet automatikisht një mundësi që ju lejon për ta rivendosur fjalëkalimin tuaj. Vendosni fjalëkalimin e ri dhe ndiqni udhëzimet në ekran.
  3. Nëse e keni harruar fjalëkalimin tuaj, ju mund ta rivendosni atë:
    1. Klikoni te Harruat fjalëkalimin?
    2. Përzgjidhni mundësinë ose për telefonin celular ose për adresën e postës elektronike. Shkruajeni informacionin dhe klikoni te kutia përzgjedhëse në krah të mundësisë Nuk e mbaj mend fjalëkalimin tim.
    3. Klikoni te Në rregull.
    4. Ju vjen një mesazh me mundësinë për të rivendosur fjalëkalimin tuaj. Hapeni mesazhin dhe klikoni te Rivendos Fjalëkalimin.
    5. Shkruajeni dhe konfirmojeni fjalëkalimin tuaj të ri.
    6. Klikoni te Rivendos.

Shënime të Rëndësishme:

Për anëtarët e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme

  • Një person mund të shtojë një numër të dokumentit në Kishë te vetëm një llogari.
  • Një anëtar i Kishës mund të ketë një llogari në programin FamilySearch me numrin e dokumentit në Kishë, ose një të tillë pa të, ose të dyja llojet e llogarive.

Artikuj të ngjashëm

Si të kërkoj të më ridërgojnë një kod verifikimi për të aktivizuar llogarinë time në programin FamilySearch?
Si të bëj kërkesë që skuadra e programit FamilySearch të ridërgojë një mesazh verifikimi me postë elektronike për llogarinë time?

A ishte kjo e dobishme?