Si t’i raportoj ndryshimet ose problemet e krijuara nga kontribues të tjerë?

Qëllimi i Pemës Familjare është të ndihmojë në bashkimin e familjeve, duke krijuar Pemën gjenealogjike Familjare dhe publike me burimet më të mira në botë. Për ta arritur qëllimin kërkohet bashkëpunim dhe, si rezultat, do të thotë të merresh me gabimet.

Kur ndeshni mospërputhje, kijeni parasysh që gabimet e paqëllimshme te datat, emrat, burimet, lidhjet familjare dhe zëra të tjerë nuk konsiderohen keqpërdorime. Një kontribues tjetër mund të jetë duke përdorur burime të ndryshme të të dhënave. Mos hezitoni të bëni korrigjime dhe të jepni informacionin nga burimi më i mirë. Këtu gjeni gjërat që mund të bëni:

  • Korrigjojini gabimet duke punuar me kontribues të tjerë.
  • Përdorni veçorinë Diskutimet për të publikuar informacione kërkimore për bashkëpunues të tjerë.
  • Përdorni veçorinë Shiko për t’ju njoftuar kur bëhen ndryshime në një dokument.
  • Shikoni artikujt e lidhur në fund për më shumë udhëzime të hollësishme për mënyrën e kryerjes së këtyre detyrave. 

 Nëse keni pyetje në lidhje me gabimet në dokumente që nuk jeni në gjendje t’i zgjidhni, vihuni në kontakt me Sektorin e Përkrahjes së programit FamilySearch.

Artikuj të ngjashëm

Si ta përdor veçorinë e diskutimeve te Pema Familjare?
Si t’i raportoj keqpërdorimin, mesazhet e padëshiruara [spam], kujtimet e papërshtatshme dhe përmbajtje tjetër?

A ishte kjo e dobishme?