Këshilla për Kërkimin në Skedar

Ja ku janë disa këshilla për të gjetur të tjerët në programin FamilySearch.

  • Filtrojini rezultatet e kërkimit tuaj sipas vendndodhjes nëse e dini se ku jeton personi.
  • Dërgojini një mesazh me celular ose mesazh poste elektronike personit dhe kërkojini atij ose asaj numrin e identifikimit të kontaktit në programin FamilySearch.
  • Gjeni një kontribut të bërë nga personi që po kërkoni, siç janë redaktimet në Pemën Familjare ose një fotografi apo histori. Ju do ta gjeni numrin e tij ose të saj të identifikimit bashkë me kontributin.

Një profil i plotë që përfshin një fotografi portreti ose figurë për profilin, është më i lehtë për t’u gjetur. Merrni parasysh ta përditësoni profilin tuaj dhe t’i nxitini ata me të cilët dëshironi të lidheni, që të bëjnë të njëjtën gjë.

Artikuj të ngjashëm

Si ta përditësoj profilin tim të programit FamilySearch?

A ishte kjo e dobishme?