Me qëllim që të rezervoni emrin e një paraardhësi për ordinancat e tempullit, ju fillimisht duhet të siguroheni që emri i tij ose i saj është dhënë në formatin e saktë në Pemën Familjare. Nëse jo, ju merrni një mesazh që ju thotë se nevojitet më shumë informacion. Shkrimi i emrit të paraardhësit tuaj në formatin e saktë mund të jetë pështjellues, veçanërisht kur ju dini vetëm një pjesë të emrit. Mësoni se çfarë të bëni kur nuk dihet emri i plotë.
Tabelat më poshtë japin shembuj të formateve të vlefshme dhe të pavlefshme të emrave për ordinancat e tempullit.
Tabela 1: Ju e dini emrin e bashkëshortit, por emri i bashkëshortes është i paplotë.
Titulli | Emrat | Mbiemri | Kualifikohet | Shënim |
---|---|---|---|---|
Emi | Po | Kur mbiemri i vajzërisë është i panjohur dhe bosh. | ||
Znj.* | Xhef | Freizër | Po | Emri kualifikohet nëse titulli Znj. pasohet nga emri i bashkëshortit në fushat e duhura. |
Klark | Po | Dihet mbiemri i vajzërisë së bashkëshortes dhe nuk dihet emri. | ||
Znj. Xhef Freizër | Jo | Ndajeni emrin në pjesë. Pjesët [e emrit] nuk mund të ndërthuren brenda një fushe. | ||
Znj. Xhef Freizër | Jo | |||
Znj. Xhef | Freizër | Jo | ||
Znj. | Xhef Freizër | Jo | ||
Znj. | Jo | |||
Znj. | Jo | |||
Znj. | Freizër | Jo |
*Përfshin Znj., Znj dhe terma të barasvlershme në të gjitha gjuhët.
Tabela 2: Ju e dini emrin e njërit prej prindërve, por emri i bijës është i paplotë.
Titulli | Emrat | Mbiemri | Kualifikohet | Shënim |
---|---|---|---|---|
Znjsh.* | Dona | Freizër | Po | Kjo kualifikohet me titullin Zonjushë. |
Freizër | Po | Kur emri [i parë] është i panjohur, mos shtoni titull. | ||
Znjsh. Dona | Freizër | Jo | Ndajeni emrin në pjesë. Pjesët [e emrit] nuk mund të ndërthuren brenda një fushe. | |
Znjsh. Freizër | Jo | |||
Znjsh. Freizër | Jo | |||
Znjsh. | Freizër | Jo | Një titull pa emrin [e parë] është i pavlefshëm. | |
Znjsh. | Freizër | Jo | Titulli Zonjusha nuk është një emër [i parë] i vlefshëm. | |
Znjsh. | Jo |
*Përfshin Znjsh., [Znjsh] dhe terma të barasvlershme në të gjitha gjuhët.
Tabela 3: Ju e dini emrin e njërit prej prindërve, por emri i birit është i paplotë.
Titulli | Emrat | Mbiemri | Kualifikohet | Shënim |
---|---|---|---|---|
Zoti* | Xhon | Freizër | Po | Kjo kualifikohet me një titull si Zoti [z.]. |
Freizër | Po | Kur emri [i parë] është i panjohur, mos shtoni titull. | ||
Z. Xhon | Freizër | Jo | Ndajeni emrin në pjesë. Pjesët [e emrit] nuk mund të ndërthuren brenda një fushe. | |
Zoti Freizër | Jo | |||
Z. Freizër | Jo | |||
Z. | Freizër | Jo | Një titull pa emrin [e parë] është i pavlefshëm. | |
Zoti | Freizër | Jo | Zoti nuk është një emër i vlefshëm. | |
Z | Jo |
*Përfshin Zoti, Z., Z, dhe terma të barasvlershme në të gjitha gjuhët.
Shënim: Kini kujdes që të mos shtoni ndonjë fjalë që nuk është pjesë e emrit real të personit – fjalë si: “pa emër”, “Nëna”, “Bashkëshorti” ose “Teto/Emta”. Këto do t’ju pengojnë që ta rezervoni emrin dhe do të bëjnë që të merrni mesazhin i cili ju kërkon më shumë informacion.
Nëse vendosni një pikëpyetje në vend të emrit të personit në Pemën Familjare, ordinancat e tij ose të saj shfaqen si “Nevojitet më shumë informacion”. Asnjë punë ordinancash nuk mund të bëhet derisa të gjendet dhe të shkruhet një emër.
Artikuj të ngjashëm
Cilat fjalë dhe shkurtime bëjnë që të shfaqet gjendja “Nevojitet më shumë informacion”?
Si duhet t’i shkruaj emrat te Pema Familjare?
Në Pemën Familjare, çfarë do të thotë gjendja “Nevojitet më shumë informacion”?