Te Pema Familjare, ikonat e ndryshme përfaqësojnë gjendjen e ordinancave të tempullit për personin.
Ikona | Kuptimi |
![]() | Ordinancat ose ishin shpërndarë në tempull ose ishin shpërndarë te një grup familjar në të cilin jeni pjesëtar. Ju mund t’i rezervoni këto ordinanca dhe më pas keni 120 ditë për t’i përfunduar ato. |
![]() | Personi ka lidhje familjare me ju dhe një ordinancë është në dispozicion për kërkesë. Keni 2 vjet kohë që t’i përfundoni ordinancat. Nëse personi lindi brenda 110 vjetëve të fundit, duhet të kërkoni leje nga një familjar i afërt përpara se ta kryeni ordinancën. Ju lutemi, merrini parasysh ndjenjat e njerëzve të tjerë. A ka ndonjë person tjetër me një lidhje familjare më të afërt se ju që mund të bëjë të njëjtën punë? Ndoshta mund t’i ftoni ata që të marrin pjesë. |
![]() | Ordinanca është rezervuar. Ikona ndiqet nga një etiketë e shkurtër me më shumë informacion: E Pashtypur. E Rezervuar, por karta e emrit nuk është shtypur ende. Mund të përpiqeni të viheni në kontakt me personin që e kërkoi ordinancën, dhe t’i kërkoni atij ose asaj t’jua shpërndajë juve. E Shtypur. Një kartë e emrit të familjes është shtypur për këtë ordinancë specifike. Nëse vendosni ta shpërndani ordinancën, ju lutemi, shkatërrojeni kartën e emrit të familjes. Shkatërrimi i kartave parandalon përsëritjen e ordinancës. E Shpërndarë. Ju e rezervuat këtë ordinancë, por më pas e shpërndatë atë te dikush tjetër ose ndoshta në tempull. Ju mund ta hiqni ordinancën nga shpërndarja përveç rastit kur tempulli e ka shtypur kartën e emrit ose dikush tjetër e ka rezervuar atë. Në Pritje. Kryejini ordinancat e tempullit në rendin e duhur. Në Proces, nënkupton që ordinancat e tjera të tempullit duhet të përfundojnë përpara se të mund të kryeni ordinancën që ju intereson. |
![]() | Ordinancat nuk janë në dispozicion. Përveç ikonës, shikoni për një etiketë të shkurtër që shpjegon: Nevojitet më Shumë Informacion. Diçka mungon. Informacioni duhet të shtohet ose të korrigjohet në dokumentin e këtij personi përpara se të mund të kryhet ordinanca. Nuk Janë Gati. Personi në fjalë ka vdekur më pak se 30 ditë më parë. Ordinancat e tempullit nuk mund të kryhen ende. |
![]() | Ordinanca është kryer ose nuk është e nevojshme të kryhet. |
![]() | Gjendja e ordinancës së personit nuk është në dispozicion, ose ju nuk keni lidhje familjare me atë person. Në disa raste, paraardhësi jetoi përpara vitit 200 ps.K. Ose një rregullore e privatësisë e pengon programin FamilySearch që ta paraqitë informacionin. Për një vulosje në tempull, ndoshta paraardhësit/es i mungon bashkëshortja/i ose prindi i renditur te Pema Familjare, ose bashkëshorti/ja është ende gjallë. |
Artikuj të ngjashëm
Si të bëj kërkesë për ordinanca për një paraardhës/e që u lind në 110 vjetët e fundit?
Si t’i shpërndaj emrat e familjes në tempull?
Si t’i shpërndaj emrat e familjes sime te familja dhe miqtë me anë të postës elektronike?
Në çfarë rrethanash një fëmijë konsiderohet i “lindur në besëlidhje” (LNB)?
Çfarë do të thotë gjendja e ordinancës “Nuk Është Gati”?
Te Pema Familjare, çfarë do të thotë gjendja “Nevojitet më shumë informacion”?
Puna në tempull për një fëmijë që ka lindur i vdekur