Gjeni Paraardhësit te Dokumentet

Gjeni Paraardhësit te Dokumentet

Dokumentet mund të nxjerrin në dritë hollësi të reja dhe të krijojnë një varg shkresash zyrtare për një paraardhës të caktuar.

Bazat e kërkimit për paraardhësit

Kërkimi për paraardhësit tuaj në një bazë të dhënash me dokumente historike i ngjan shumë një kërkimi në Google. Ju shkruani atë që dini rreth diçkaje që doni ta gjeni. Më pas, motori i kërkimit kalon në sitë një mal të dhënash për të gjetur përkimet më të mira.

Për kërkimin e një paraardhësi, është mirë të hidhni informacione si emri i personi dhe vendi e koha kur ai ose ajo jetoi dhe vdiq. Është gjithashtu e dobishme të jeni në gjendje të shkruani çfarëdo lidhjeje familjare si bashkëshort/e, prindër ose fëmijë.

Shkruani atë që dini ose mund të zbuloni nga të afërmit. Mos u shqetësoni nëse nuk dini asgjë; prapëseprapë mund të bëhet një kërkim me informacion minimal.

Çfarë të bëni në vijim

Dokumentet historike ju ndihmojnë të mblidhni hollësitë e një historie familjare. Ato mund t’ju japin informacione të rëndësishme ose interesante si adresa, emra të pjesëtarëve të familjes dhe hollësi personale si gjatësia, ngjyra e syve dhe profesioni. Mund të gjeni edhe nënshkrimin e paraardhësit tuaj.

Ruajeni atë që gjeni rreth paraardhësve në profilin e tyre te Pema Familjare. Ajo që do të ruani, do të ruhet në sistem dhe t’u shpërndahet automatikisht të afërmve që mund të jenë duke kërkuar të njëjtin informacion. Këto hollësi janë gjithashtu burime që mund t’i verifikojnë faktet jetësore të atij personi dhe të ndihmojnë të vërtetohen lidhjet familjare.