Krijoni një Pemë Familjare
Provojini këto veprimtari për të filluar dokumentimin e degëve të pemës suaj familjare në FamilySearch.
Çfarë është pema?
Ajo është një koleksion në rritje i gjenealogjive familjare. Njerëz nga e gjithë bota i kanë shtuar degët e tyre gjatë shumë vjetëve.
Hapat e parë
Duke filluar nga prindërit tuaj, shtoni të afërm të gjallë e të vdekur aq prapa në kohë sa të mundeni. Një telefonatë ose mesazh i shpejtë në celular për një të afërm më të moshuar mund t’ju ndihmojnë të mbushni disa boshllëqe.
Këshillë: Mos u shqetësoni për shtimin e individëve të gjallë teksa shkoni deri tek të vdekurit. Të gjitha informacionet rreth njerëzve të gjallë mbahen private.
Shtimi i njerëzve te Pema Familjare
Përzgjidhni butonin (+) për ta shtuar personin te pema.
Shtojeni emrin e personit si dhe datat dhe vendet e lindjes ose vdekjes. Çfarëdo që dini ose mund të zbuloni. Pastaj zgjidhni tjetra.
Lidhuni me Pemën Familjare të komunitetit.
Teksa shtoni emra në pemë, ne do të kërkojmë përkime. Pra, nëse gjyshja juaj e vdekur është tashmë në pemë, do ta gjejmë atë dhe të bëjmë lidhjen. Gjetja e përkimeve është e zakonshme – Pema Familjare e komunitetit është e përbërë nga ndihmesa prej kërkuesve nga e gjithë bota, të bëra gjatë shumë vjetëve.
Shihni për të dhëna ndihmëse për dokumentin
Përveç kërkimit për gjasa përkimesh të paraardhësve në pemën familjare, ne do të kërkojmë në koleksionin tonë të dokumenteve historike për çdo paraardhës të vdekur që shtoni. Kur të gjejë një përkim, ne do t’ju tregojmë një “të dhënë ndihmëse”. Mund ta dalloni një të dhënë ndihmëse nga ikona blu që shfaqet.
Ndiqeni hallkën lidhëse për t’u futur te Pema Familjare dhe për të filluar nga puna. Klikoni tek ikona (?) në krye të faqes nëse keni pyetje ose dëshironi të mësoni më shumë rreth mënyrës se si funksionon ajo.
Këshillë: Shqyrtojini të dhënat ndihmëse për të parë a janë përkim. Nëse po, kjo është një mënyrë shumë e mirë për të shtuar degë të reja te pema familjare.