logoja - Nga cili vend jam unë
nga cili vend jam unë ‑ familje duke parë fotografi së bashku

Nga Cili Vend Jam Unë?

Zbulojeni se ku e ka vërtet zanafillën historia juaj: eksplorojini vendet, kulturat dhe traditat që i formuan paraardhësit tuaj (dhe ndihmuan që ju të bëheshit personi që jeni).

Është e Rëndësishme të Dini se nga Vini

“Nga cili vend jam unë?” Kjo është një pyetje e thjeshtë me një përgjigje jo aq të thjeshtë. Nga cili vend jeni është më shumë sesa një pikë në hartë dhe ndikon tek ju më shumë nga ç’mund ta mendoni.

Të dini se ku keni qenë, i jep kuptim dhe kontekst jetës që jetoni tani. Qytetet, shtetet, kulturat dhe traditat në të cilat keni jetuar dhe të cilat i keni përjetuar ju dhe paraardhësit tuaj, i japin formë trashëgimisë suaj.

Filloni ta Eksploroni Trashëgiminë Tuaj

Përvoja “Nga Cili Vend Jam Unë?” në FamilySearch e bën të lehtë për ju që të kuptoni se ku keni jetuar ju dhe paraardhësit tuaj. Gjithashtu ju ndihmon të eksploroni kulturat dhe traditat e atyre vendeve. Mund të mësoni se ku ishin paraardhësit tuaj gjatë ngjarjeve historike dhe të përsiatni se si këto ngjarje ndikuan në jetën e tyre.

“Nga Cili Vend Jam Unë?” siguron katër përvoja kyç.

ikona e brezave

Brezat

Përdorni një hartë ndërvepruese botërore për të përcaktuar me përpikëri vendin ku jetuan paraardhësit tuaj.

ikona e linjave familjare

Linjat Familjare

Shihni lëvizjen e familjes suaj nëpër botë përgjatë disa brezave.

ikona e trashëgimisë

Trashëgimia

Zbuloni se nga cili vend erdhën paraardhësit tuaj dhe eksploroni trashëgiminë e atdheut të tyre.

ikona boshti kohor

Boshti Kohor

Mësoni se ku ishin paraardhësit tuaj gjatë ngjarjeve të mëdha botërore.