Faqja Ndihmë për Programin FamilySearch është vendi ku kërkuesit fillestarë dhe të përparuar të historisë familjare mund të shkojnë për të marrë përgjigje për pyetjet që hasin ndërsa kërkojnë të gjejnë paraardhësit e tyre. Në një postim në ditarin në internet nga qershori i vitit 2021, ne theksuam veçoritë e reja dhe mundësinë e hyrjes te Qendra e riorganizuar e Ndihmës në FamilySearch. Në një publikim të mëparshëm në ditarin në internet u tregua me hollësi se si menuja e thjeshtuar është ndalesa juaj gjithëpërfshirëse për të gjitha pyetjet tuaja për ndihmë.
Bazuar te përshtypjet e përdoruesve, inxhinierët e programit FamilySearch e kanë riorganizuar materialin e faqes së Ndihmës në mënyrë që t’i bëjnë më të dukshme disa burime të shkëlqyera të ndihmës. Këto ndryshime vijnë pas testimit të gjerë dhe përshtypjeve të përdoruesve. Komentet tuaja kanë qenë të vlefshme.

Procesi për hyrjen te faqja Ndihmë për Programin FamilySearch nuk ka ndryshuar. Përdoruesi fillimisht do të shkojë te faqja www.familysearch.org, do të nënshkruajë hyrjen, më pas do të klikojë tek ikona Ndihmë lart në të djathtë të ekranit. Kjo ikonë është pikëpyetja brenda një rrethi.
Ndryshimi më i madh që përdoruesit do të vërejnë, është rifreskimi i pamjeve grafike dhe lundrimi i ri për faqet. Si gjithmonë, fusha e hapur për tekstin ku mund të shkruhen pyetjet, gjendet ende në krye të faqes Ndihma dhe Të Mësuarit. Më pas do të shfaqen përgjigjet e mundshme për pyetjet me mundësinë për të riformuluar ose shtuar informacione shtesë. Ndonjëherë është më mirë ta bëni pyetjen me vetëm një ose dy fjalë. Frazat dhe fjalitë e plota mund të mos sjellin rezultatet që do të jenë më të dobishmet. Klikimi te mundësia Gjej ndihmë sipas temës, do të shfaqë temat kryesore që do të ndihmojnë për ta ngushtuar kërkimin

Panelet e mëdha pranë pjesës së sipërme të faqes Ndihma dhe Të Mësuarit i çojnë përdoruesit në tema të njohura, të tilla si: veprimtaritë Getting Started [Udhëzime të Fillimit], Resetting a Password [Rivendosja e një Fjalëkalimi] dhe shfaqjen e veçorisë Top Ten Asked Questions [Dhjetë Pyetjet Kryesore që Bëhen] (sepse pyetja juaj mund të jetë bërë tashmë). Pak më poshtë kësaj pjese do të gjenden përditësimet dhe ndryshimet e fundit në FamilySearch. Ka një hallkë lidhëse për të parë informacione shtesë të rëndësishme rreth përdorimit të gjithë faqes së internetit FamilySearch.
Rrëshqitja poshtë faqes e çon përdoruesin te pjesa Burime për të Ndihmuar Veten ku mund të bëhen mësime dhe kërkime shtesë. E lidhur në këtë pjesë është veçoria e njohur Kurse Mësimore dhe Materiale Filmike ku përdoruesit mund të përzgjedhin dhe të shohin seminare të regjistruara në internet dhe materiale të tjera filmike për të ndihmuar të zgjerohet kërkimi dhe njohuritë e tyre.

Një synim i rëndësishëm i faqes Ndihmë është që, përfundimisht, t’ju ndihmojë të gjeni burimet në Komunitet dhe burimet për ndihmë një për një. Me më shumë se 5 000 Qendra të programit FamilySearch në mbarë botën, ka të ngjarë të keni një pranë jush ku mund të shkoni për të gjetur ndihmë në një mjedis miqësor dhe ku ka burime të tjera në dispozicion për t’i kërkuar.
Ky rikonceptim i faqes Ndihmë për Programin FamilySearch do të lejojë përmirësime në të ardhmen me ndërprerje të pakta dhe më shumë elasticitet për të shtuar veçori të reja te faqja. Jini të sigurt se asgjë nuk është fshirë, vetëm është vendosur në vendin e duhur dhe aty ky mund të zbulohet me lehtësi.
Qëndroni të lidhur në Ditarin në Internet të programit FamilySearch ku do të publikojmë artikuj shtesë në lidhje me veçoritë individuale të burimeve të riorganizuara të Ndihmës. Ne duam që të gjithë të kenë një përvojë të mrekullueshme në marrjen e ndihmës që u nevojitet për t’u lidhur me familjen e tyre.