Si ta shoh lidhjen time familjare me një person te Kujtimet?

Share

Shikuesi i lidhjes familjare përllogarit lidhjen tuaj familjare me një person te Pema Familjare dhe paraqet një grafik që shfaq të afërmit e drejtpërdrejtë midis jush dhe personit. Në krye të grafikut, mund të shihni lidhjen tuaj familjare, si Gjyshja Ime ose Kushëriri/a Im/e i/e Parë. Nëse nuk u gjet asnjë lidhje familjare, shikuesi paraqet mesazhin “Lidhje Familjare e Panjohur”.

Hapat (këndi i internetit)

  1. Nënshkruajeni hyrjen në FamilySearch dhe klikoni te Kujtimet.
  2. Klikoni te Njerëzit.
  3. Gjeni personin që dëshironi t’i shihni lidhjen familjare.
  4. Në fund të pamjes lidhëse të personit [thumbnail], klikoni te Shih Lidhjen Time Familjare. Shfaqet një grafik që tregon se çfarë lidhje familjare keni me atë person.
  5. Për ta zmadhuar ose zvogëluar pamjen, klikoni te + ose -.
  6. Për të paraqitur faqen e atij personi te Pema Familjare, klikoni te X për të dalë nga shikuesi i lidhjes familjare.
  7. Klikoni tek emri i personit.

Hapat (programi për telefonat celularë)

Programet për telefonat celularë Pema Familjare dhe Kujtimet nuk e kanë funksionin e shikuesit të lidhjes familjare për kujtimet. Në vend të këtyre, ju lutemi, përdorni këndin e internetit.

Hapat (Pema Familjare Varianti i Thjeshtuar)

Pema Familjare Varianti i Thjeshtuar nuk shfaq as Kujtimet dhe as lidhjen tuaj familjare me një person. Në vend të këtyre, ju lutemi, përdorni këndin e internetit.

Artikuj të ngjashëm

Si ta shoh lidhjen time familjare me një person te Pema Familjare?
Si e përcakton shikuesi i lidhjes familjare te Pema Familjare nëse kam lidhje familjare apo jo?

moduleTitle