Pema familjare më e madhe në botë falas në internet
Programi FamilySearch ju ndihmon ta lidhni të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen. Krijoni një llogari për të ndërtuar një pemë familjare, për të kërkuar në dokumentet gjenealogjike dhe për ta ruajtur historinë tuaj familjare përgjithnjë falas.

Tracing Your Chinese Roots
Explore the guide
Guangdong Village Finder
Start searching
1:59
Vazhdojeni Trashëgiminë Tuaj Familjare Duke i Mbajtur Dokumentet

Çfarë është programi FamilySearch?
FamilySearch është një organizatë jofitimprurëse që ofron shërbime falas për gjithkënd. Burimet tona të pasura të historisë familjare u vijnë në ndihmë miliona njerëzve në mbarë botën që të zbulojnë rrënjët e tyre familjare dhe të lidhen me familjet e tyre.
Pema ime familjare shkonte deri në vetëm katër breza, por e dija se disa të afërm nga një linjë paralele në Kinën kontinentale kishin një libër të trashë gjenealogjik të klanit (jiapu). Babai im kishte vdekur dhe unë gjithashtu nuk njihja asnjë nga të afërmit e mi në pjesën kontinentale dhe nuk kisha se si të vihesha në kontakt me ta. Nga mesi i tetorit 2020, pashë se programi FamilySearch kishte një veçori të re kërkimi, kështu që e përdora atë mjet fillimisht për të bërë kërkime duke përdorur karakteret e breznisë të paraardhësve të mi dhe pastaj ndoqa linjën e prejardhjes për të gjetur emrat e babait, gjyshit dhe stërgjyshit tim. Më dukej sikur isha në një lloj gjuetie thesari. Nuk e kisha kuptuar se sa shumë i madh do të ishte klani im – njerëz që kishin të njëjtat karaktere breznie, mbushnin disa vëllime – dhe m’u desh të kërkoja me durim faqe për faqe. Pas dy ditë kërkimesh, më në fund e gjeta. Gëzimi në zemrën time ishte i papërshkrueshëm. Ky është vërtet një thesar i paçmueshëm.Çang Pei-peiPërdoruese e programit FamilySearch, Tajvan
Ekipi [i programit FamilySearch] zhvilloi një seminar praktik në platformën Zoom për Shoqatën Gjenealogjike të Singaporit vitin e kaluar, duke paraqitur programin FamilySearch dhe bazën e tij të gjerë të të dhënave. Pjesëmarrja e tyre aktive në grupin e bashkëbisedimit në internet i përkrah shumë anëtarë të GSS‑së [SHGJS‑së] në bërjen e kërkimeve për rrënjët e tyre të prejardhjes. Ajo nxori në pah pasionin dhe profesionalizmin e ekipit të mrekullueshëm.Li Khong KiDrejtor i Zhvillimit të Programeve, Shoqata Gjenealogjike e Singaporit
Përfshirja e organizatës FamilySearch në ndërtimin e një këndi ndihmës në internet për Vitin e Ri Kinez 2022 me Qendrën Kulturore Kineze të Singaporit, u vlerësua së tepërmi.
Biblioteka e Shangait dhe organizata FamilySearch filluan të punojnë së bashku për herë të parë në fund të shekullit të kaluar dhe bashkëpunimi ynë zyrtar për mbledhjen, organizimin, kërkimin dhe ofrimin e shërbimeve lidhur me gjenealogjitë e klaneve kineze (jiapu) ka zgjatur më shumë se 20 vjet. Gjenealogjitë e klaneve dokumentojnë linjën e prejardhjes, individët dhe veprat e rrethit familjar, të cilët kanë të njëjtën linjë gjaku stërgjyshore. Ato janë një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore të njerëzimit dhe janë mjete thelbësore për gjenealogjinë, punët kërkimore akademike dhe krijimin e harmonisë shoqërore. Kjo është fort në përputhshmëri me kuptueshmërinë e organizatës FamilySearch për gjenealogjinë.Zhou DemingIsh‑Zëvendësdrejtor, Biblioteka e Shangait



