Veçoritë Thelbësore të Kujtimeve te FamilySearch
Veçoritë vijuese do t’ju ndihmojnë të krijoni një koleksion trashëgimie me fotografi të reja e të vjetra, histori, dokumente dhe materiale zanore të familjes.
Eksplorojeni Fuqinë e Etiketimeve të Temave
Një koleksion i Kujtimeve mund të zgjerohet me shpejtësi. Një mënyrë e thjeshtë për t’ju ndihmuar ta kategorizoni dhe t’i shijoni thesaret tuaja familjare, është të përdorni etiketime të temave.
Caktoni një etiketim të përshtatur nga ju si përdorues për disa kujtime të ndryshme, që t’i gjeni më lehtësisht ato. Konsiderojeni si një mënyrë të shpejtë për të gjetur subjektet dhe temat që ju interesojnë.
A Keni Shpërndarë Ndonjëherë një Album?
Albumet janë një mënyrë e shkëlqyer për të ndërthurur dhe shpërndarë Kujtime për gjëra të tilla si njerëzit ose ngjarjet. Njerëzit të cilëve ua shpërndani, mund t’i shijojnë kujtimet tuaja një e nga një ose si paraqitje me pamje.
Grupojini Kujtimet sipas personit, familjes, ngjarjes ose cilësdo kategorie tjetër. Është një mënyrë e bukur ta regjistrosh të gjithë historinë rreth jetës së një paraardhësi ose të një pjesëtari të familjes. Albumet mund të përmbajnë të gjitha llojet e kujtimeve – fotografi, histori, dokumente dhe materiale zanore – dhe mund të renditen sido që ta pëlqeni.
Mënyra e Shkurtër për te Kujtimet Tuaja të Parapëlqyera
Hallkat e parapëlqyera janë hallka lidhëse për te kujtimet dhe albumet që doni t’i shikoni sërish. Hallkat e parapëlqyera janë të ruajtura te Galeria.
Shkoni lehtësisht te kujtimet e rëndësishme dhe madje tek albumet që u shtuan nga të tjerët. Është një mënyrë e thjeshtë për të rizbuluar fotografi dhe histori që janë të rëndësishme për ju.
Bëjini Njerëzit që të Gjenden nga Etiketimet për Personin
Etiketimi është mënyra se si i gjeni njerëzit e regjistruar te një kujtim. Kërkon vetëm një minutë, por sapo të etiketohet, do të jetë më e lehtë për familjarët që ta gjejnë në të tashmen dhe në të ardhmen te Pema Familjare.
Klikoni te një fotografi ose shtypeni emrin te kutiza “Kush është në këtë kujtim”, për të shtuar një etiketim. Kur etiketoni dikë, ju shtoni kujtimin tek ai profil.
Vendosini të Gjitha te Galeria
Ngarkojini, organizojini dhe kini të drejtë përdorimi për të gjitha thesaret e familjes suaj te Galeria. Mendojeni këtë si qendër kontrolli për Kujtimet.
Organizojini dhe shikojini kujtimet tuaja në albume. Mund t’i kaloni kujtimet te arkiva juaj dhe të krijoni hallka të parapëlqyera për cilindo kujtim të veçantë që doni ta gjeni përsëri lehtësisht.

