Bashkëlidhja e një burimi te një person me shumë bashkëshortë/e

Share

Shfaqja e bashkëshortit/es të/së saktë

Kur një person ka më shumë se një bashkëshort/e te Pema Familjare dhe bashkëshorti/ja i/e saktë nuk shfaqet në kolonën e djathtë te Lidhësi i Burimit, ndiqni udhëzimet më poshtë për t’i ndryshuar bashkëshortët/et dhe për të shfaqur të saktin/ën.

  1. Në kolonën e djathtë, gjeni bashkëshortin/en e pasaktë. 
  2. Nën informacionin e bashkëshortit/es të/së pasaktë, përzgjidhni Ndrysho Bashkëshortin/en dhe më pas përzgjidhni bashkëshortin/en e saktë. 
  3. Nëse informacioni në të majtë nuk përputhet me personin e saktë në të djathtë, tërhiqeni dhe lëshojeni informacionin në vendin e duhur. 
change spouse Top Image.png
change spouse Top Image.png
Change Spouse_2nd Image.png
Change Spouse_2nd Image.png
1 of 2

Nëse nuk e shihni bashkëshortin/en e saktë:

  1. Kthehuni te faqja e personit dhe shqyrtojini bashkëshortët/et. Nëse ende nuk e shihni bashkëshortin/en e saktë, përdorni dokumentet historike për ta gjetur informacionin rreth bashkëshortit/es që mungon. 
  2. Duke përdorur këtë informacion, shtojeni te Pema Familjare bashkëshortin/en që mungon. 
  3. Kthehuni te Lidhësi i Burimit dhe bashkëlidheni burimin. 

Shfaqja e fëmijëve të saktë

Fëmijët te kolona e djathtë e Lidhësit të Burimit varen nga prindërit që shfaqen. Nëse nuk i shihni fëmijët që prisni të shihni, ata mund t’i përkasin një bashkëshorti/eje tjetër. Për t’i parë këta fëmijë:

  1. Përzgjidhni mundësinë Ndrysho Bashkëshortin/en dhe përzgjidhni bashkëshortin/en që është prindi i fëmijëve të cilët dëshironi t’i shihni. Nëse bashkëshorti/ja i/e saktë nuk shfaqet si një mundësi, mund t’ju duhet ta shtoni bashkëshortin/en te Pema Familjare.   
  2. Nëse informacioni në të majtë nuk përputhet me personin e saktë në të djathtë, tërhiqeni dhe lëshojeni informacionin në vendin e duhur.  

Bashkëlidhja e burimit

Për të gjithë individët në kolonën e majtë që kanë një përkim në të djathtë:

  1. Përzgjidhni Krahaso. 
  2. Verifikojeni informacionin.  
  3. Nëse informacioni duket i saktë, shpjegoni arsyen përse po e bashkëlidhni burimin tek kutia Arsyeja për bashkëlidhjen e burimit.   
  4. Për ta bashkëlidhur dokumentin te personi në Pemën Familjare, përzgjidhni Bashkëlidh.  

Nëse përcaktoni që një fëmijë është i lidhur me një prind të pasaktë, ndiqni udhëzimet në pjesën: Si t’i korrigjoj lidhjet familjare prind‑fëmijë te Pema Familjare? Kur lidhjet familjare janë të sakta, kthehuni te Lidhësi i Burimit dhe bashkëlidhini burimet.

Përse po shoh ikona të gabimeve? 

Ikonat e gabimeve mund të shfaqen për disa arsye: për shembull, ndoshta burimi që po përpiqeni të bashkëlidhni, është tashmë i bashkëlidhur me dikë tjetër.

  • Një shpjegim për gabimin do të shfaqet zakonisht në të majtë të ikonës së gabimit. Nëse nuk shfaqet, vendoseni kursorin mbi ikonë për ta parë shpjegimin. 

Kur keni të bëni me shumë bashkëshortë/e, ju gjithashtu mund të shikoni ikona të gabimeve në mënyrë të përkohshme kur një dokument përmban fëmijë që i përkasin një bashkëshorti/eje tjetër. Nuk ju duhet të bëni ndonjë gjë në këtë rast. Sapo të ktheheni te bashkëshorti/ja që është prindi i fëmijëve, ikonat e gabimeve do të zhduken.