Përdorimi i ADN-së për kërkimet në historinë familjare

Testimi i ADN‑së është bërë pjesë madhore e gjenealogjisë dhe historisë familjare. Përputhjet e ADN-së, që ndonjëherë u referohen si përputhje midis kushërinjve, mund të jenë hallka lidhëse për të kapërcyer pengesat për kërkimet mbi historinë familjare, ndihmojnë që të birësuarit të gjejnë familjet e tyre biologjike dhe çojnë në zbulime të reja emocionuese për historinë familjare.

Në faqen FamilySearch.org, ju do të gjeni një burim pa pagesë dhe të lehtë për përdorim për të marrë përgjigje të thjeshta, bazike për pyetjet e zakonshme për ADN-në, të tilla si:

  • Çfarë është ADN-ja?
  • Si mund të më ndihmojë ADN-ja për të gjetur paraardhësit e mi?
  • Cilat variante të testit të ADN-së janë në dispozicion?
  • Çfarë duhet të bëj pasi të përfundoj testin e ADN-së?

 Testimi i ADN-së nuk i zëvendëson format tradicionale të kërkimit të historisë familjare. Përkundrazi, mund të plotësojë një pemë familjare të dokumentuar mirë.
Ju lutemi, kini parasysh se programi FamilySearch nuk miraton ose rekomandon asnjë program reklamues ADN-je për gjenealogjinë gjenetike. Dhe as Pema jonë Familjare nuk ofron veçori specifike për t’i publikuar ose lidhur grupet e ADN-së në bazë të përputhjeve të ADN-së.

A ishte kjo e dobishme?